LAJMI I FUNDIT:

Ushtari çeçen e pëson keq, filmonte veten në zonën malore – predha e ukrainasve i shpërthen para këmbëve

Ushtari çeçen e pëson keq, filmonte veten në zonën malore – predha e ukrainasve i shpërthen para këmbëve

Një ushtar çeçen nga batalioni i parë i TikTokut, Akhmat, duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur kishte vendosur t’i bashkohet ushtrisë ruse për të luftuar kundër ukrainasve.

Ky ushtar ishte nisur në fushëbetejë duke menduar se do të ketë kohë të realizojë fotografi dhe video “argëtuese”, por i doli krejt diçka tjetër, transmeton Telegrafi.

Derisa po filmonte veten në një zonë malore, çeçenin e befason predha ukrainase që bie pranë tij, duke bërë që edhe kamerën që e mbante t’i binte nga dora.


Ish-drejtori i CIA-s: Prigozhin le të jetë shumë i kujdesshëm me dritaret e hapura tani
Lexo po ashtu Ish-drejtori i CIA-s: Prigozhin le të jetë shumë i kujdesshëm me dritaret e hapura tani

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa që gjithçka përreth tij u shkund, kurse ushtari i Ramzan Kadyrovit dëgjohet duke bërtitur nga lëndimet e pësuara.

Ndryshe nga fillimi i luftës në Ukrainë, lideri çeçen Ramzan Kadyrov, njeriu i besueshëm i Vladimir Putinit, dërgoi njësitë e tij për të luftuar përkrah rusëve – pra kundër ukrainasve.

Megjithatë ata shpejt u shpartalluan në disa fronte, dhe përkundër deklaratave se do të dëbojnë ukrainasit nga vendi i tyre – ndodhi e kundërta.

SHBA: Rebelimi i Wagnerit zbuloi çarje në Rusi, është një sfidë e paparë
Lexo po ashtu SHBA: Rebelimi i Wagnerit zbuloi çarje në Rusi, është një sfidë e paparë

Tani ukrainasit tallen me ta, duke i quajtur ushtria e TikTokut, pasi vazhdimisht publikojnë video të ndryshme nga disa zona të panjohura, por që ata pretendojnë se janë në Ukrainë.

Madje në disa raste pretendimet e tyre janë hedhur poshtë, duke dokumentuar se imazhet e shkrepura nuk janë bërë fare në Ukrainë dhe se Kadyrov dhe ushtarët e tij po gënjejnë se janë në front. /Telegrafi/

https://twitter.com/NOELreports/status/1673237000034430976

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Botë
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Zjarri më i madh në Kaliforni vazhdon të përhapet, publikohen imazhet e qytetit amerikan në flakë

Zjarri më i madh në Kaliforni vazhdon të përhapet, publikohen imazhet e qytetit amerikan në flakë

Amerika
Ushtria izraelite zbulon identitetin e fëmijëve të vrarë në sulmin e fundit nga Hezbollahu

Ushtria izraelite zbulon identitetin e fëmijëve të vrarë në sulmin e fundit nga Hezbollahu

Botë
Kalo në kategori