LAJMI I FUNDIT:

Luiz Ejlli flet për xhelozinë në estradë: Ka artistë që kanë investuar fuqishëm 10-15 vite dhe shohin që unë jam më i preferuar me vetëm katër muaj e gjysmë

Luiz Ejlli flet për xhelozinë në estradë: Ka artistë që kanë investuar fuqishëm 10-15 vite dhe shohin që unë jam më i preferuar me vetëm katër muaj e gjysmë
Luiz Ejlli (Foto: Me Meriton Mjekiqin/YouTube)

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë pa diskutim një prej personazheve më të përfolur të vitit 2023 në mediat shqiptare.

Paraqitja e tij në spektaklin Big Brother VIP Albania 2 e ktheu shpejt atë në banorin e preferuar të shumë njerëzve, me çka edhe kjo ndikoi që ai të shpallet fitues i këtij spektakli.

Luizi së fundmi ka dhënë një intervistë për gazetarin Meriton Mjekiqi, ku ka folur për turneun e tij në Amerikë dhe jetën pas mbarimit të BBVA.


Luiz Ejlli (Foto: Me Meriton Mjekiqin/YouTube)

Kur u pyet lidhur me përshtatjen e jetës në shoubiz, këngëtari shkodran tha se ka vërejtur një lloj xhelozie nga ana e kolegëve të estradës.

“Të jemi realistë, ka shumë artistë që kanë mbi 10-15 vjet që kanë investuar fuqishëm në vetëm e tyre, në klipe, në muzikë, gjithçka dhe shohin që jam unë më i preferuar për katër muaj e gjysmë, pra më shumë se sa ata me 15 vjet. Edhe unë po të isha në vend të tyre, tani kjo është biznes, kjo është punë për hir të së vërtetës, e ke një lloj mllefi, një lloj xhelozie se të vjen natyrshëm dhe nuk i fajësoj për këtë pjesë”, ka thënë Luizi.

I njëjti foli edhe për martesën e tij me Kiara Titon, e cila ndodhi brenda qëndrimit në shtëpi – ku u shpreh më se i lumtur që ka pasur rastin të njohë dashurinë e jetës në një spektakël si ai i Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
U përjashtua pas incidentit me Gjestin, reagimi i parë i G Banit: Më është prekur imazhi

U përjashtua pas incidentit me Gjestin, reagimi i parë i G Banit: Më është prekur imazhi

Magazina
Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon

Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Xheneta për Gjestin: Është dashur të jetë i sinqertë më mua, të më thotë se nuk më ka dashur asnjëherë

Xheneta për Gjestin: Është dashur të jetë i sinqertë më mua, të më thotë se nuk më ka dashur asnjëherë

Magazina
Kalo në kategori