Armatimi i konfiskuar të premten mbrëma ka pasur për qëllim sulmin ndaj institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare të sigurisë që operojnë në veri, thonë njohësit e sigurisë në vend.
Në veturën me targa të Beogradit që u kap në Zveçan janë gjetur dhe sekuestruar granata dore, fishekë të kalibrave të ndryshëm, koktej molotovi, jelekë anti-plumb dhe jelekë taktikë, uniforma ushtarake e shumë armë e pajisje të tjera ushtarake.
E ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, teksa e përgëzoi institucionin që drejtonte dikur për aksionin e zhvilluar, tha se është goditje e madhe ndaj forcave kriminale që operojnë në komunat veriore.
Ai në një prononcim për Telegrafin deklaroi se grupet kriminale në veri tash e një kohë janë bërë më të fuqishme si dhe janë duke përdorur armë të ndryshme për t’i rezistuar forcave të rendit.
“E përgëzoj Policinë e Kosovës për këtë operacion të suksesshëm dhe besoj se është goditje shumë e madhe ndaj forcave kriminale serbe, të cilat operojnë në komunat veriore. Këto armë që janë gjetur jam i bindur se kanë pasur qëllim sulmin ndaj institucioneve të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare të sigurisë që operojnë në veri. Tash e një kohë strukturat kriminale në veri janë forcuar dhe janë duke përdorur armë të ndryshme për t’i rezistuar forcave të rendit, në këtë rast Policisë së Kosovës”, u shpreh Qalaj.
Sipas tij, cak i atij sulmi të planifikuar ishin veturat e blinduara të njësive speciale të Policisë së Kosovës e ndoshta edhe objektet në pikat kufitare.
“Por, nuk përjashtohet mundësia edhe për sulme ndaj institucioneve ndërkombëtare, EULEX-it dhe KFOR-it”.
Ish-drejtori i policisë tutje tha se beson që armatime të ngjashme janë futur edhe më parë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
“Besoj se strukturat kriminale të Serbisë kanë vetëm një qëllim: destabilizimin e situatës në veri dhe futjen e frikës te qytetarët serbë dhe po ashtu të sulmojnë e lëndojnë policët e Kosovës”, theksoi ai.
Armët e konfiskuara të shtunën u prezantuan në një konferencë për media nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
E njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, për Telegrafin tha se se kalibrat e armëve që u prezantuan nga Hoxha e Sveçla, përdoren për aktivitete të rrezikshme.
“Kalibrat që u prezantuan janë kalibra që përdoren për aktivitete të rrezikshme si luftërat. Armët që janë prezantuar dyshohet se janë armë që janë sjellë në mënyrë të organizuar dhe konsiderohen tepër të rrezikshme pasi kanë kalibra të lartë”, deklaroi ai.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Sveçla teksa kanë folur për aksionin policor për konfiskimin e armëve, kanë thënë se është parandaluar sulm terrorist.
E lidhur me këtë, Elezi tha se duhet pasur kujdes të veçantë në kualifikimin e veprave.
“Duhet të kemi kujdes të veçantë në kualifikim e veprave sepse mund të ballafaqohemi në procese gjyqësore ku duhet të argumentojnë pretendimet tonë në të kundërtën faktori ndërkombëtar mund të marrë masa të cilat nuk i shërbejnë sigurisë dhe institucioneve në Kosovë”.
Ai shtoi se beson fuqishëm që armatime të tilla tash e një kohë të gjatë janë duke u futur në territorin e Kosovës, dhe “sigurisht janë shumë më shumë se sasia që është konfiskuar”.
“Në veri ka arsenal armësh që përdoren nga grupet kriminale në aktivitete të ndryshme kriminale. Ato janë futur në periudha në ndryshme dhe në vazhdimësi kanë qëndruar nëpër depot e grupeve kriminale në veri, që financohen e mbështeten nga Beogradi zyrtar”.
Sipas Elezit, municioni që është konfiskuar është provë e mjaftueshme për të diskutuar me strukturat ndërkombëtare të sigurisë për të bashkërenduar për zgjerimin e aksionit në vende ku dyshohet se mund të ketë armë të tilla.
Kryeministri Kurti ka publikuar pamje të armatimit e pajisjeve ushtarake të cilat janë sekuestruar, ndërsa ka thënë se Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës në veri të vendit.
“Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara. Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos