Kryeministri australian: Fikeni telefonin çdo ditë për pesë minuta, si pjesë e një mase sigurie kibernetike
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, iu ka thënë banorëve se duhet t’i fikin telefonat e tyre inteligjentë së paku një herë në ditë për pesë minuta në kuadër të një mase të sigurisë kibernetike.
Albanese tha se vendi duhej të ishte vigjilent për të penguar rreziqet kibernetike, pasi njoftoi emërimin e koordinatorit inaugurues kombëtar të sigurisë kibernetike të Australisë, transmeton Telegrafi.
“Duhet të mobilizojmë sektorin privat, duhet të mobilizojmë edhe konsumatorët”, tha kryeministri të premten.
“Ne të gjithë kemi një përgjegjësi. Gjëra të thjeshta, fikeni telefonin çdo natë për pesë minuta. Për njerëzit që e shikojnë këtë, bëjeni atë çdo 24 orë, bëjeni ndërsa jeni duke larë dhëmbët ose çfarëdo që jeni duke bërë”.
Këshillat e qeverisë australiane nuk janë të reja. Në vitin 2020, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara lëshoi udhëzime të praktikave më të mira për sigurinë e pajisjeve celulare, të cilat përfshinin fikjen dhe ndezjen e telefonave inteligjentë një herë në javë për të parandaluar hakimet.
Ndonëse, një rindezje çdo ditë mund të duket një masë bazë, ekspertët besojnë se mund të ndihmojë, në disa raste.
Dr. Priyadarsi Nanda është një lektor i lartë në Universitetin e Teknologjisë në Sydney, i specializuar në zhvillimin e sigurisë kibernetike, i cili thotë se fikja dhe ndezja e rregullt e një telefoni mund të minimizojë rrezikun sepse mbyll me forcë çdo aplikacion dhe proces që funksionon në sfond që mund të monitorojë përdoruesit për qëllime të këqija ose të mbledhë të dhëna nga këta përdorues. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024
Google prezantoi Pixel 8a - çfarë ofron me një çmim prej 550 euro
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka
OnePlus 9T thuhet se është anuluar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?