LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Ushtria gjermane të bëhet “garante” për sigurinë evropiane

Scholz: Ushtria gjermane të bëhet “garante” për sigurinë evropiane

Në një fjalim në Bundestag kancelari Scholz ka ripohuar edhe njëherë mbështetjen gjermane për Ukrainën, e ka dërguar një sinjal të qartë drejt Kinës për Tajvanin. 

Para samitit të BE javën e ardhshme, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbajtur një fjalim sot në Bundestag. Sërish Scholz theksuar solidaritetin e pakufizuar dhe ndihmën e Gjermanisë për Ukrainën, për “sa kohë të jetë e nevojshme. Ne qëndrojmë të palëkundur në krah të Ukrainës”. Scholz kujtoi, se mbështetja civile dhe ushtarake e Gjermanisë për ukrainasit arrin shumën e gjithsej 16,8 miliardë eurove.


Qeveria gjermane është e vendosur në të njëjtën kohë të mbrojë Gjermaninë dhe Evropën, tha Scholz, i cili bëri thirrje që Bundeswehri të jetë “garant i mbrojtjes konvencionale në Evropë. Ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme të mbrojmë sigurinë e vendit tonë dhe Evropës kundrejt çdo kërcënimi”. Scholz premtoi armatimin masiv dhe të vazhdueshëm të Bundeswehrit.

Kurse në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Scholz theksoi, se nuk do të ketë anëtarësim të Ukrainës para përfundimit të luftës me Rusinë. “Qeveria ukrainase vetë e ka kuptuar se nuk do të ketë anëtarësim gjatë kohës sa Ukraina po e vazhdon luftën me Rusinë”.

Scholz ndërkohë kërkoi nga Ankaraja të heqë dorë prej bllokimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, dhe shprehu bindjen se së shpejti edhe Suedia do të ulet në tryezë si anëtare e re.

Gjermania refuzon ndryshimin me dhunë të status-quosë në Detin Jugor Kinez

Scholz ka paralajmëruar edhe Kinën nga përdorimi i forcës në Detin Jugor Kinez dhe Tajvanin. “Të gjitha përpjekjet e njëanshme, për të ndryshuar me dhunë ose detyrim status-quonë në Detin Lindor dhe Jugor Kinez ne i refuzojmë me vendosmëri. Kjo vlen veçanërisht për Tajvanin”, tha kancelari gjerman. Këtë ai ia ka thënë edhe kryeministrit kinez, Li Qiang në Berlin, theksoi Scholz.

Kina e sheh Tajvanin si provincë separatiste dhe nuk përjashton mundësinë e përdorimit të dhunës për ribashkim. Në Detin Jugor Kinez ka edhe tensione mes Kinës dhe disa shteteve për shkak të mosnjohjes së pretendimeve territoriale të Pekinit.

“Me shqetësim ne e ndjekim gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë dhe atë të shtetit ligjor”, shtoi Scholz.

Kritika nga opozita

Kritika të ashpra qeverisë gjermane i erdhën nga opozita e CDU-së. Kreu i partisë konservatore, CDU, Friedrich Merz akuzoi qeverinë gjermane për dështim në politikën e jashtme.

Sipas Merz, koalicioni qeveritar gjunjëzohet para Kinës, neglizhon marrëdhënien me Francën dhe jep imazhin e një qeverie në grindje në nivel evropian.

“Ne mund të kishim ecur më përpara në Evropë nëse do të kishte një qëndrim të vendosur të Republikës Federale gjermane, qeverisë suaj”, iu drejtua Merz kancelarit Scholz.

Me ashpërsi, ai iu drejtua edhe ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke theksuar se Unioni CDU/CSU është për një politikë të orientuar nga vlerat dhe interesat, por “nuk kemi nevojë për politikë të jashtme didaktike dhe moralizuese”. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Bosnja
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Evropa
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Botë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Kalo në kategori