LAJMI I FUNDIT:

Mot i kthjellët me pak vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri

Mot i kthjellët me pak vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri bëri të ditur se për ditën e enjte vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me zhvillime vranësirash në mesdite dhe pasdite deri në karakter të çrregullt.


Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit jugor era fiton shpejtësi deri ne 8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 36 gradë Celcius në zonat e ulëta. /Telegrafi/