LAJMI I FUNDIT:

Reagon Pekini zyrtar pasi Biden e quajti presidentin kinez një “diktator”

Reagon Pekini zyrtar pasi Biden e quajti presidentin kinez një “diktator”

Kina ka bërë një reagim të mërkurën pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden iu referua presidentit Xi Jinping si një “diktator”.

Kështu, Pekini zyrtar ka thënë se komentet ishin absurde dhe një provokim, pas përpjekjeve nga të dyja palët për të ulur tensionet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Biden i bëri komentet e tij vetëm një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Pekinin për të stabilizuar marrëdhëniet që Kina thotë se janë në pikën më të ulët që nga vendosja e lidhjeve formale.


Duke marrë pjesë në një mbledhje fondesh në Kaliforni, Biden tha se Xi ishte shumë i zënë ngushtë kur një balonë e dyshuar spiune kineze doli nga kursi mbi hapësirën ajrore të SHBA-së në fillim të këtij viti.

“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë kur e qëlluam atë balonë plot me pajisje spiunazhi”, tha Biden.

“Ky është një siklet i madh për diktatorët…”, ka shtuar më tej Biden.

Xi u bë udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që nga Mao Ce Duni, pasi siguroi një mandat të tretë si president në mars dhe si kreu i Partisë Komuniste në tetor.

Ai kryeson një sistem njëpartiak që shumë grupe të të drejtave të njeriut, liderë perëndimorë dhe akademikë e quajnë diktaturë, sepse i mungon një gjyqësor i pavarur, media e lirë ose e drejta e votës universale për poste kombëtare.

E Biden tha gjithashtu se Kina “ka vështirësi reale ekonomike”.

Kështu, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze tha se komentet e Biden ishin “jashtëzakonisht absurde” dhe “të papërgjegjshme”.

Duke shprehur pakënaqësinë e fortë të Kinës, zëdhënësja Mao Ning tha se komentet e Biden cenojnë seriozisht faktet, protokollin diplomatik dhe dinjitetin politik të Kinës.

“Ata janë një provokim i hapur politik”, tha ajo në një konferencë shtypi.

E pyetur se sa i vetëdijshëm kishte qenë Xi për lëvizjet e balonës, Mao përsëriti shpjegimin e mëparshëm të Kinës se kalimi i balonës përmes hapësirës ajrore të SHBA-së ishte i paqëllimshëm dhe i shkaktuar nga rrethana jashtë kontrollit të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Evropa
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Evropa
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Vrau 77 persona më 2011, norvegjezi Anders Breivik kërkon të lirohet me kusht nga burgu

Vrau 77 persona më 2011, norvegjezi Anders Breivik kërkon të lirohet me kusht nga burgu

Evropa
Kalo në kategori