LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen tri armë zjarri, në tri raste të ndryshme në rajonin e Prishtinës

Sekuestrohen tri armë zjarri, në tri raste të ndryshme në rajonin e Prishtinës

Nga zyrtarët policor të stacioneve të rajonit të Prishtinës, në tri raste dhe lokacione të ndryshme, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.

“Sekuestrimi i një arme (e tipit Zoraki), është bërë në fshatin Obranqë në Podujevë, nga njësite të cilat i janë përgjigjur një thirrje për një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar një person i dyshuar”.


”Personi i dyshuar është L.S, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Rasti i dytë ka ndodhë dje në fshatin Grabovc të Obiliqit, ku gjatë një përleshje fizike në mes të disa personave dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit.

“Lidhur me këtë rast sot janë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe është sekuestruar një armë AK-47, 48 fishekë dhe një karikatorë”.

Ndërsa lidhur me rastin e cilësuar si kanosje dhe përdorim i armës, i cili ka ndodh me 25.05.2023, në rrugën “Kajtaz Ramadani” në Prishtinë, sot është siguruar prezenca e të dyshuarit si dhe është sekuestruar një armë zjarri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori