LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: I arrestuari i tretë në veri është Urosh Vukasinoviq, këta kriminelë tashmë do të përballen me drejtësinë

Sveçla: I arrestuari i tretë në veri është Urosh Vukasinoviq, këta kriminelë tashmë do të përballen me drejtësinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar lidhur me arrestimin e fundit të një serbi në veri, i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve.

Ministri ka thënë se i arrestuari është Urosh Vukasinoviq, duke shtuar tutje se këta kriminelë po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, transmeton Telegrafi.

“Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviq. Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”, është shprehur ai.


Rreth një muaj zhvillime në veri - policë të arrestuar, lëndime të gazetarëve dhe bllokimi i mallrave nga Serbia
Lexo po ashtu Rreth një muaj zhvillime në veri - policë të arrestuar, lëndime të gazetarëve dhe bllokimi i mallrave nga Serbia

Tutje, ai ka shtuar se nuk do të lejojnë askënd të sulmojë qytetarët.

“Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues”, thotë mes tjerash ai.

Ndryshe, për arrestimin e Urosh Vukasinoviq është deklaruar sot Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se arrestimi i tij ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve. Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në protestat e dhunshme në veri, serbët sulmuan ekipet e mediave, ku mbetën të lënduar disa gazetarë.

Sulmet ndaj gazetarëve i kanë dënuar institucionet kosovare si dhe ndërkombëtarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori