LAJMI I FUNDIT:

Rreth një muaj zhvillime në veri – policë të arrestuar, lëndime të gazetarëve dhe bllokimi i mallrave nga Serbia

Rreth një muaj zhvillime në veri – policë të arrestuar, lëndime të gazetarëve dhe bllokimi i mallrave nga Serbia

Zgjedhja e kryetarëve të rinj shqiptar në komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka rikthyer tensionet dhe protestat e dhunshme të serbëve lokalë.

Pikërisht për shkak të tensioneve në komunat veriore dhe arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, Qeveria e Kosovës u detyrua të marrë edhe vendim për ndalimin e mallrave serbe nga Serbia


Më 14 qershor,  Qeveria vendosi të shtrëngojë kontrollet kufitare me Serbinë, kësisoj duke ndaluar të futen mallrat serbe brenda territorit të Kosovës.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilevci, konfirmoi për Telegrafin se vendimi është duke u zbatuar.

“Nuk kemi pasur asnjë hyrje, është duke u zbatuar masa e sigurisë për ndalimin e hyrjes”, bëri të ditur ai.

Zgjedhjet e parakohshme lokale që u mbajtën në katër komunat e lartë cekura, nxorën fitues katër kandidatët e partive shqiptare, dy kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje.

Megjithëse procesi i zgjedhjeve u vlerësua si i qetë dhe pa incidente, serbët lokalë bojkotuan zgjedhjet, ndërsa ndërkombëtarët vlerësuan se zgjedhjet e mbajtura nuk ofrojnë zgjidhje të gjatë politike.

Pas certifikimit të këtyre zgjedhjeve, kryetarët e rinj shqiptar më 26 maj u vendosën në objektet komunale për të ushtruar detyrën e tyre, por që vendosja e tyre u përcjell me tensione të shumta dhe protesta të dhunshme nga ana e serbëve lokalë.

Kryetarët e rinj u asistuan nga Policia e Kosovës gjatë vendosjes së tyre në objektet komunale, ndërsa serbët sulmuan dhunshëm zyrtarët policorë, duke lënduar disa prej tyre dhe duke dëmtuar vetura e tyre.

Grupe kriminale serbe tentuan të hyjnë dhunshëm në objektet e komunës, por që më pas ata u pengun edhe nga ushtarët e KFOR-it. Që nga data 26 maj, në komunat veriore KFOR dhe Policia e Kosovës kanë shtuar praninë e tyre pranë objekteve komunale.

Serbët ndërkohë vazhduan me protesta, ku shumë prej tyre ishin të dhunshme duke sulmuar kështu edhe ushtarët e KFOR-it, ekipet e mediave nga Kosova dhe Shqipëria si dhe Policinë e Kosovës.

Sulmet e protestuesve u dënuan ashpër nga institucionet e Kosovës dhe nga ndërkombëtarët, ku u bë edhe thirrje që të ulen tensionet në komunat veriore dhe palët të rikthehen në dialog.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në adresimet e tij për media vazhdon të deklaron se në veri ka grupe kriminale që marrin urdhëra nga Serbia, dhe se ato duhet të largohen nga Kosova.

“Sa i përket komunave të veri të Kosovës, Policia e Republikës së Kosovës është në ndërtesat e komunës për shkak se jashtë ka banda kriminale, unë jam për një situatë normale, ku edhe nëpër komunat në veri nuk ka më shumë policë së komunat tjera, por ka punë që të arrihet ajo”, kishte thënë Kurti.

Lidhur me sulmet e gazetarëve, Policia tashmë ka arrestuar disa të dyshuar të serbë.

Tensione në veri pati dhe në ditën kur Policia e Kosovës arrestoi një ndër të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Milun Milenkoviq. Një ditë pas arrestimit të tij, në veri forcat serbe kidnapuan tre policë të Kosovës.

Ata u dërguan në Serbi, ndërsa u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë.

Lirimin e tyre të menjëhershëm e kanë kërkuar institucionet kosovare dhe ndërkombëtarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori