LAJMI I FUNDIT:

Diell dhe pak vranësira, parashikimi i motit për këtë javë në Shqipëri

Diell dhe pak vranësira, parashikimi i motit për këtë javë në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se kjo javë do të jetë me mot të kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, edhe pse mund të ketë vranësira të pakta, nuk do të ketë reshje, ndërkohë në zonat malore pritet që vranësirat të jenë pak më të dukshme.


“Deri në ditën e premte do të jemi nën dominimin e motit të qëndrueshëm, me diell. Parashikohet në fakt që e premtja dhe fundjava të kenë vranësira më të shpeshta për shkak të lagështirës. Kjo do të bëjë që e shtuna dhe e diela të kenë mundësi për reshje shiu”, u shpreh Osmani.

Meteorologu shtoi se këtë javë do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave gjithashtu. /Telegrafi/