LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti arrin marrëveshje me Brazilin

Ancelotti arrin marrëveshje me Brazilin
(Foto: Getty Images)

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Carlo Ancelottin që të marrë drejtimin e përfaqësueses në vitin 2024.

Rede Globo transmeton se CBF ka bërë të ditur se pasi t’i skadojë kontratë me Real Madridin (30 qershor 2024), strategu italian do të marrë drejtimin e Selecaos.

Madje, thuhet se Rodrigues dëshiron ta zyrtarizojë kontratën shumë para se t’i skadojë kontrata trajnerit me Los Blancos.


Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti, përkundër refuzimit të trajnerit për t’u larguar nga Reali
Lexo po ashtu Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti, përkundër refuzimit të trajnerit për t’u larguar nga Reali

Ancelotti ka të drejtë të japë vetëm fjalën e tij (konfirmimin verbal), duke qenë se në bazë të rregullave të FIFA-s, mund t’i përkushtohet një skuadre tjetër vetëm në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

Kjo do të thotë se 64-vjeçari mund ta nënshkruajë kontratën vetëm pas 1 janarit dhe pastaj nga 1 korriku 2024 të marrë zyrtarisht drejtimin e Brazilit. /Telegrafi/