Java e pestë sjell gëzim të veçantë për prindërit, sepse ata dëgjojnë zemrën e foshnjës që ka filluar të rrahë
Java e pestë e shtatzënisë sjell gëzim të veçantë për të gjithë prindërit në pritje, sepse pikërisht gjatë kësaj jave ata mund të dëgjojnë për herë të parë rrahjen e zemrës së vogël të bebes së tyre.
Çfarë po ndodh me beben?
Thellë në mitër, embrioni zhvillohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Tani ka madhësinë e farës së susamit (pak më e madhe se një milimetër) dhe ende nuk i ngjan qenies së njeriut, transmeton Telegrafi.
Gjatë kësaj jave, qelizat e embrionit ndahen në tri shtresa – endoderma, mezoderma dhe ektoderma, nga të cilat më vonë do të formohen organet e ndryshme të trupit të njeriut.
Nga shtresa e brendshme (endoderma) do të formohen mushkëritë, zorrët dhe sistemi urinar primitiv, si dhe gjëndra tiroide, mëlçia dhe pankreasi.
Shtresa e mesme (mezoderma) do të formojë zemrën (këtë javë do të fillojë të rrahë), sistemin e gjakut, kockat, muskujt, kërcin, organet seksuale dhe veshkat.
Shtresa e jashtme (ektoderma) do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e sistemit nervor, lëkurës, flokëve, gjëndrave qumështore dhe gjëndrave të djersës, si dhe dhëmbëve.
Placenta vitale dhe kordoni i kërthizës që i sjellin foshnjës ushqim dhe oksigjen kanë filluar të funksionojnë.
Çfarë po ndodh me nënën?
Përveç mungesës së menstruacioneve, këtë javë mund të vërehen edhe shqetësimet e para që sjell shtatzënia – lodhje, ndryshime në shqisën e nuhatjes dhe shijes, urinim të shpeshtë dhe tension në gjoks. Gjithashtu, mund të përjetoni të përziera, por kjo ka më shumë gjasa të ndodhë në javët e ardhshme.
Bota e jashtme ende nuk vëren ndonjë shenjë të zhvillimit dramatik që po ndodh brenda jush.
Nëse keni ushtruar para shtatzënisë, mos ngurroni të vazhdoni, sepse duke ushtruar zhvilloni forcën dhe qëndrueshmërinë që do t’ju duhet për të përballuar peshën më të rëndë, por edhe përpjekjen fizike kur të vijë koha për të lindur. Dhe së fundi, pas lindjes, sigurisht që do ta keni më të lehtë të rifitoni figurën nëse ushtroheni gjatë shtatzënisë. Zgjidhni një aktivitet të sigurt të përshtatur për gjendjen tuaj dhe kënaquni. Ecja dhe noti janë zgjedhje të mira për të gjitha gratë shtatzëna.
Çfarë duhet të bëni?
▪ Kushtojini vëmendje cilësisë së ujit që pini. Nëse mundësitë materiale nuk ju lejojnë të përdorni ujë në shishe, atëherë “ndizni” masën paraprake. Para se të derdhni ujin e rubinetit në një gotë, lëreni të veprojë për disa minuta. Plumbi, i cili mund të gjendet në ujin e pijshëm, mund të ketë një efekt shumë negativ në zhvillimin e fëmijës suaj.
▪ Shmangni alkoolin. Alkooli nuk lejohet gjatë shtatzënisë sepse edhe sasi të vogla mund të ndikojnë në zhvillimin e foshnjës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ajo nuk është e zhveshur dhe sisët e saj mezi duken - e megjithatë pushtoi Parisin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/GRFW0VLXgA-380x233.jpg)
Ajo nuk është e zhveshur dhe sisët e saj mezi duken - e megjithatë pushtoi Parisin
![Këto ngjyra të flokëve janë më të kërkuara në sallone parukerie](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1568946456.jpeg)
Këto ngjyra të flokëve janë më të kërkuara në sallone parukerie
![Takat me rripa dhe sandalet me taka, trendët e sezonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/dreamstime-m-62431495-380x233.jpg)
Takat me rripa dhe sandalet me taka, trendët e sezonit
![Pantallona ‘color-block’ dhe xhaketa: Kombinim i shkëlqyeshëm për aventura urbane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Untitled-27897686-380x233.jpg)
Pantallona ‘color-block’ dhe xhaketa: Kombinim i shkëlqyeshëm për aventura urbane
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kroos-perez-real-madrid-380x233.jpg)
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
![Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/portuga-380x233.png)
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
![Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x800-380x233.jpg)
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/korab-gashi-380x233.jpg)
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
![Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/khabib-nurmagomedov-380x233.jpg)
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit