Pendarovski: Nevojitet përparim sistematik dhe i pakthyeshëm për ruajtjen e demokracisë në Ballkan
Nevojitet një përparim sistematik dhe i pakthyeshëm për ruajtjen e demokracisë në Ballkan. Për këtë nevojitet kornizë me së paku prej pesë komponentëve, juridik, politik, ekonomik, sferën e sigurisë dhe inteligjencës, theksoi sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.
Në sesionin “Paqja dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë” e cila është pjesë e Forumit të Prespës për dialog (PFD) të titulluar “Familja e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: mision i (pa)mundur? qe mbahet në Strugë, shefi i shtetit nënvizoi se tre komponentët e para më së miri do të siguroheshin nga BE-ja, ndërsa dy të tjerat do të mbështeteshin nga Aleanca e NATO-s.
“Ne shprehim shumë në Samitin e demokracisë të mbështetur nga BE-ja dhe që në fillim e vlerësojmë ajo që është pjesë e nismës së demokracisë evropiane që përfshin Ballkanin Perëndimor. Por sipas meje ngjarjet e njëpasnjëshme nuk mund ta mbajnë demokracinë, mund të shërbejnë vetëm si nxitje dhe nuk mund të jenë bazë e angazhimeve të përbashkëta për demokracinë”, theksoi Pendarovski duke folur për atë që komuniteti euroatlantik duhet të bëjë për të mbështetur demokracinë në Ballkan.
Sipas presidentit të shtetit, teknologjia dhe veçanërisht inteligjenca artificiale nuk mund të promovojnë demokracinë.
“Teknologjitë moderne ofrojnë shumë më tepër hapësirë për manipulimin e njerëzve dhe informimin e tyre shumë më të shpejtë si dhe përdorimin e burimeve të ndryshme të informacionit. Shumë vende dhe organizata ndërkombëtare duhet të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur me rregullimin këtë aspekt. Së pari përmes licencimit të entiteteve që marrin pjesë në mediat sociale, përgjegjësi individuale për individët që plasojnë përmbajtje në rrjetet sociale”, ka thënë Pendarovski.
Lidhur me tezën se me Ukrainën është ndryshuar gjeopolitika dhe është kthyer fokusi i demokracisë, shefi i shtetit pajtohet me pjesën e parë, por pjesërisht nuk është pajtuar me të dytën.
“Lufta sigurisht që e vuri fokusin te gjeopolitika, por nuk jam i sigurt se e ktheu fare fokusin te demokracia, të paktën në kontinent. Për mendimin tim, lufta në Ukrainë u shkaktua nga mendimi dhe dëshira që të kthehet aleanca e mëparshme, sepse në thelb kjo është luftë për territor. BE-ja për mendimin tim nuk e shqyrton këtë dikotomi siç është emërtuar ky panel i demokracisë kundër autokracisë dhe pajtohem që shumë studiues, institucione dhe praktikues me vite kanë dokumentuar ngecjen e pjesëve të ndryshme të kontinentit dhe të gjithë botës drejt autokracisë, por kjo nuk është e lidhur me luftën në Ukrainë”, theksoi presidenti Pendarovski.
Dominimi i mënyrës së të menduarit gjeopolitik në një pjesë të BE-së, theksoi ai, padyshim ka ndodhur në 18-20 muajt e fundit dhe sipas tij kjo është shqetësuese.
“Kjo mënyrë e të menduarit është mjaft e ngjashme me mënyrën e të menduarit të NATO-s. Rezonimi gjeopolitik pas politikave të zgjerimit. Pse më shqetëson kjo? Sepse NATO është kryesisht një organizatë sigurie. Struktura e brendshme e BE-së është paksa e ndryshme nga ajo e aleancës së NATO-s dhe nëse lufta në Ukrainë është nxitje për hyrje në mënyrën gjeopolitike të të menduarit dhe nxitje për t’u kthyer në rajon dhe për të vënë më shumë tensione në procesin e zgjerimit të këtij rajoni në Ballkanin Perëndimor, atëherë natyrshëm vijon pyetja se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë lufta në Ukrainë. A do t’i kthehemi mënyrës së zakonshme të funksionimit. Që do të thotë më pak vëmendje ndaj Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit”, tha Pendarovski.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti