LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit afrikanë strehohen pas arritjes në Ukrainë, rusët bombardojnë Kievin

Udhëheqësit afrikanë strehohen pas arritjes në Ukrainë, rusët bombardojnë Kievin

Shpërthimet të reja janë dëgjuar në Kiev ndërsa liderët afrikanë filluan misionin e tyre të paqes në Ukrainë.

Një dëshmitar i tha reuters se dy shpërthime kanë ndodhur, të cilat u vërtetuan nga kryetari i komunës, Vitali Klitschko.


Ai paralajmëroi se shumë raketa janë drejtuar drejt Kievit, raporton skynews.

Udhëheqësit afrikanë hynë në një hotel për ta përdorur si strehimore, raportoi një ekip televiziv i reuters.

Delegacioni afrikan, i cili përfshin liderë nga Afrika e Jugut, Senegali, Komoret dhe Egjipti, pritej të takohej sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev për të bërë propozime për paqe.

Ndryshe, ata pritet të takohen nesër me presidentin rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/