LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola dhuron bonusin e tij afër 1 milion euro pasi fitoi tripletën – parët do të shkojnë te recepsionistët dhe punëtorët e sigurisë në klub

Pep Guardiola dhuron bonusin e tij afër 1 milion euro pasi fitoi tripletën – parët do të shkojnë te recepsionistët dhe punëtorët e sigurisë në klub

Pep Guardiola ka dhuruar bonusin e tij afër 1 milionë euro për fitimin e Ligës Premier, FA Cup dhe Ligës së Kampionëve  për disa anëtarë e stafit të Manchester City .

Shuma e saktë është mbajtur e fshehtë, por disa nga yjet e klubit fitojnë bonuse deri në 1 milionë funte në kontratat e tyre dhe Guardiola ka të ngjarë të jetë rreth kësaj shifre, sipas Daily Mail.


Shuma që thuhet se ishte në kontratën e Guardiolas është 750 mijë funte, apo mbi 870 mijë euro.

Guardiola ka folur gjithmonë për rëndësinë e të gjithë stafit në triumfet e fundit të Man Cityt dhe vendosi të bëjë një donacion për një numër të konsiderueshëm punonjësish në klub.

Guardiola: Për ta fituar Ligën e Kampionëve duhet të vuash shumë
Lexo po ashtu Guardiola: Për ta fituar Ligën e Kampionëve duhet të vuash shumë

Kjo shumë besohet se do të përfshijnë recepsionistët dhe stafin e sigurisë të cilët shihet se kanë luajtur një rol në suksesin historik këtë sezon, duke kulmuar me triumfin e trefishtë, pasi mposhtën edhe Interin në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës.

Guardiola nuk pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn
Lexo po ashtu Guardiola nuk pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn

Guardiola është një figurë jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e stafit dhe akti i tij i fundit i bujarisë do të rrisë ndjeshëm vlerën e bonuseve që tashmë u ishin dhënë atyre prapa skenave.

Stafit që punon në klub u jepen bonuse të vogla për çdo trofe të fituar.

Guardiola tashmë do të planifikojë sezonin e ardhshëm, ku planifikon të afrojë emra si Josko Gvardiol dhe Mateo Kovacic./Telegrafi/