LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës, sot u përdhos uniforma e policisë

Haradinaj: Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës, sot u përdhos uniforma e policisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në konferencë për media deklaroi se situata e krijuar në veri të Kosovës, e bën të dyshojë në qëllimet e tij.

Haradinaj tha se kushdo në botë e di që Kosova humb nëse nuk e ka besimin e aleancës veriatlantike të NATO-s e Amerikës.

“Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”, tha ai.


Duke komentuar lajmin e kidnapimit të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë, Haradinaj theksoi se me këtë rast u përdhos uniforma e policisë.

Tre policë brenda territorit të Kosovës kidnapohen nga forcat Kobra të Serbisë
Lexo po ashtu Tre policë brenda territorit të Kosovës kidnapohen nga forcat Kobra të Serbisë

“Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë preson mbi Serbinë për lirimin e tyre, kthimin e tyre në familje, dhe që aktet te tilla të mos përsëriten më kurrë. E ftojmë ministrin Sveçla të pranojë dorëheqjen sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit të Policisë së Kosovës”, tha ai.

“Ne mendojmë që Kurti po shkon në drejtim të kundërt, ai s’po e udhëheqë Kosovën drejt stabilitetit. E ka sjellë Kosovën në palë të dështuar. Pra aleatët tanë, përkrahësit tanë të sigurisë kanë filluar ndëshkime për ne që do të rezultojë në dobësimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm”, shtoi Haradinaj.

Kreu i AAK-së, po ashtu tha se kryeministri Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës dhe se po synon me vetëdije shkatërrimin e mëtejmë të të arriturave të deritanishme.

“Është momenti par ta ndalur Kurtin, mocioni dhe çdo formë tjetër që të mos e lejojmë t’i rrezikojë marrëdhëniet me aleatet tanë të sigurisë”, përfundoi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori