LAJMI I FUNDIT:

Tre policë brenda territorit të Kosovës kidnapohen nga forcat Kobra të Serbisë

Tre policë brenda territorit të Kosovës kidnapohen nga forcat Kobra të Serbisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues.

Telegrafi mëson se tre zyrtarët policorë të Kosovës janë kidnapuar nga Njësia serbe “Kobra”.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.


Reagon Sveçla pas kidnapimit të tre policëve në veri: Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë
Lexo po ashtu Reagon Sveçla pas kidnapimit të tre policëve në veri: Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë

“Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës. Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në Prishtinë - bastisje në disa lokacione

Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në Prishtinë - bastisje në disa lokacione

Lajme
Tërmet në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri, lëkundje të forta në disa qytete

Tërmet në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri, lëkundje të forta në disa qytete

Lajme
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme
Osmani takon Hovenierin: Heqja e vizave nga BE-ja për bartësit e pasaportave serbe, vendim negativ për Kosovën

Osmani takon Hovenierin: Heqja e vizave nga BE-ja për bartësit e pasaportave serbe, vendim negativ për Kosovën

Lajme
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Lajme
Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”

Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”

Elfije Boletini
Kalo në kategori