LAJMI I FUNDIT:

LSDM nuk komenton planin e BDI-së për hetim të zyrtarëve partiakë

LSDM nuk komenton planin e BDI-së për hetim të zyrtarëve partiakë

Në Kuvend, shumica parlamentare pretendon të vazhdojë debatin me OBRM-PDUKM-në për ndryshmet kushtetuese. Sipas tyre, ligjvënësi është vendi ku të gjitha partitë mund të japin vlerësimet e tyre dhe të sillet vendimi.

Të njëjtën përgjigje nga LSDM-ja e japin edhe planin që një ditë më parë e prezantoi BDI-ja e cila mes tjerash kërkonte edhe hetim të partive politike dhe politikanëve si kusht për të lëshuar qeverinë.

“Ne edhe një herë e ftojmë OBRM-PDUKM-në t’i formojë ekipet e negociatave, të vazhdojnë negociatat dhe të gjendet zgjidhja më relevante dhe më e vërtetë për të cilën ne kërkojmë të vazhdojë dialogu dhe të gjendet mënyrë se si të bëhen këto ndryshime kushtetuese të cilat janë kusht që shteti ta realizojë rrugën e tij strategjike, anëtarësimin në BE”, tha Mile Talevski, LSDM.


Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se dy propozimet e tyre janë të qarta dhe presin përgjigje nga LSDM-ja. OBRM-PDUKM si opsione propozon qeveri të zgjeruar pa BDI-në dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të hynë në fuqi me anëtarësimin e plotë në BE si dhe opsioni i dytë, zgjedhje të parakohshme në vjeshtë dhe garanci nga institucionet evropiane për mbrojtjen e identitetit maqedonas, fonde dhe zbatim të tre vendimeve të Gjykatës së Strazburgut për të drejtat e maqedonasve në Bullgari.

“Në vend se ta njohin shansin dhe dorën e shtrirë të OBRM-PDUKM-së ata sillen si të papjekur në momente kyçe për shtetin. LSD-ja dhe Kovaçevski duhet të përgjigjen se cili nga dy propozimet e OBRM-PDUKM-së është i pranueshëm. Nëse LSD-ja nuk pranon asnjërën nga ofertat e OBRM-PDUKM-së, do të thotë se ka qëllim të fshehtë të negociojë për identitetin dhe do të pranojë diçka që do ta shkatërrojë edhe më shumë identitetin maqedonas”, deklaroi Bllagica Llasovska, OBRM-PDUKM.

Lëshimi i vetëm që është e gatshme të bëjë LSDM-ja deri tani është shtyrja e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese në ditën e konferencës së dytë ndërqeveritare në fund të vitit. Gjithashtu partia e Kovaçevskit ofron ndarje të resorëve të saj ministror 50/50 me OBRM-PDUKM-në. Sipas shumicës, me ose pa Mickoskin, ndryshime kushtetuese duhet të ketë, por nuk e tregojnë planin B për zbatimin e tyre./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori