LAJMI I FUNDIT:

Osmani nga Parlamenti Evropian iu drejtohet serbëve: Kosova është shtëpia juaj

Osmani nga Parlamenti Evropian iu drejtohet serbëve: Kosova është shtëpia juaj

Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj në seancë plenare në Parlamentin Evropian, iu është drejtuar të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë duke thënë se “Republika e Kosovës është shtëpia juaj”.

Osmani iu ka bërë thirrje tyre që të shfrytëzojnë të drejtat e avancuara, të cilat ua garanton Kushtetuta e Kosovës.

“Në këtë frymë të gjithëpërfshirjes, u bëj thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat e avancuara që ua garanton Kushtetuta e Kosovës. Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Dhe ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ju të ndiheni të përfshirë, të barabartë dhe të dëgjuar”, ka thënë presidentja.


Osmani: Kosova është pjesë integrale e Evropës, ka ardhur koha që të bëhen hapa domethënës në rrugën e saj drejt BE-së
Lexo po ashtu Osmani: Kosova është pjesë integrale e Evropës, ka ardhur koha që të bëhen hapa domethënës në rrugën e saj drejt BE-së

Ajo tutje është shprehur se Kosova qëndron e vendosur për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut për çdo qytetar të saj, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo përkatësi tjetër.

“Si një popull që ka përjetuar mizori të dorës së parë dhe shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut, ne kemi dalë më të fortë, më të qëndrueshëm dhe thellësisht të përkushtuar ndaj kauzës së drejtësisë. Sot, ne nuk flasim vetëm për të drejtat e njeriut, ne veprojmë sipas tyre. Ne qëndrojmë si kampionë të palëkundur, të vendosur për të mbrojtur dhe promovuar këto të drejta për çdo qytetar të Republikës sonë të re, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo përkatësi tjetër”.

Sipas saj, ndërtimi i një shoqërie gjithnjë e më diverse mbetet angazhim i përditshëm.

“Këto përpjekje qëndrojnë në themelet e kushtetutës sonë, e cila është një nga kushtetutat më progresive në tokën evropiane. Por, përpjekjet tona në këtë drejtim do të ishin të kota nëse nuk do të përqendroheshin gjithashtu në avancimin e barazisë gjinore dhe promovimin e fuqizimit të grave në të gjitha sferat e jetës. Bindja dhe angazhimi im i përhershëm, e sidomos prej se jam në krye të Zyrës së Presidentes është të krijoj mundësi të barabarta për vajzat dhe gratë dhe ta transformoj Kosovën një vend më të barabartë dhe më të mirë për të gjithë”.

“Të pandalshme në luftën e tyre për të ndjekur drejtësinë, të vendosura për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, të vendosura në angazhimin e tyre për t’i udhëhequr shoqëritë tona drejt lartësive të reja dhe të përkushtuara për të thyer tavanet e qelqit historikisht këmbëngulëse, vajzat dhe gratë e Kosovës, janë një përkujtues e fortë dhe një motivimi i përditshëm për të mos u ndalur kurrë së luftuari për atë që është e drejtë”, ka deklaruar Osmani mes tjerash./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori