LAJMI I FUNDIT:

Pritej në Gjakovë, Rama niset drejt Milanos për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Berlusconin

Pritej në Gjakovë, Rama niset drejt Milanos për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Berlusconin

Në ditë që pritej të merrte pjesë në takimin e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Gjakovë, Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Milanos ku do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Silvio Berlusconit, raporton Euronews Albania.

Milano po përgatitet t’i japë lamtumirën Silvio Berlusconit me funeralin shtetëror që do të mbahet sot në orën 15:00 në Duomo dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, deklarata e Ramës dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës
Lexo po ashtu Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, deklarata e Ramës dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës

Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë të rrepta duke qenë se Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni dhe të paktën 32 zyrtarë qeveritarë do të mbërrijnë në qytet me një fluturim shtetëror nga Linate, si dhe krerët e shtetit dhe zyrtarë të huaj duke përfshirë hungarezin Viktor Orban.


Berlusconi do të varroset të mërkurën, me një funeral në katedralen e Milanos
Lexo po ashtu Berlusconi do të varroset të mërkurën, me një funeral në katedralen e Milanos

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vdekur në moshën 86-vjeçare më 12 qershor. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori