Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fundjavën që shkoi ishte në festën e të dënuarit për kriminel lufte dhe “babait të tij politik”, Vojisllav Sheshel.
Bëhet fjalë për një video e cila më 12 qershor u bë virale në rrjetet sociale dhe e cila thuhej se ishte bërë në një restorant në Beograd, në të cilën Vuçiq shihej ulur në shoqërinë e Sheshelit teksa këndoheshin këngë çetnike.
Në të njëjtën ditë, Vuçiq ka thënë për mediat serbe se ishte në festën e dasmës së djalit të Sheshelit, edhe pse, siç tha ai, ata kanë “politikë të ndryshme”.
“Nuk më vjen turp që shkova të uroj për dasmën e tyre”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur kritikave të publikut në Serbi dhe në rajon.
Ai shtoi se askush nuk do t’i thotë “nëse do të heqë dorë nga dikush që pagëzoi djalin dhe vajzën e tij të madhe”.
Por, siç thuhet në një analizë të Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, lidhjet private dhe politike të Aleksandar Vuçiqit dhe Vojislav Sheshelit datojnë që nga vitet e nëntëdhjeta të luftës, kur ata ishin së bashku në Partinë Radikale Serbe.
Politika e bashkimit të “të gjitha vendeve serbe” në të ashtuquajturën Serbi e madhe, fjalimet luftarake dhe organizimi i njësive paraushtarake e çuan Sheshelin në bankën e të akuzuarve të gjykatës ndërkombëtare.
Mediumi në fjalë kujton faktin se Vuçiq u nda me Sheshelin në vitin 2008, kur presidenti aktual i Serbisë formoi Partinë Progresive Serbe.
Ata kaluan nga bashkëpunëtorët e tyre më të afërt, përmes akuzave dhe ofendimeve të ndërsjella, në mbështetjen publike të Sheshelit për politikën e sotme të Vuçiqit.
Çfarë u këndua në festën e Sheshelit?
Duke folur për këngën që lavdëron komandantin çetnik Pavlo Gjurishiq, e cila shoqëron videon e festës, Vuçiq tha për mediat serbe se “ai nuk është redaktor muzikor që të zgjedhë muzikën”.
Megjithatë, mediat në rajon kanë reaguar ndaj videos së Vuçiqit dhe Sheshelit duke u shoqëruar me këngë çetnike, si dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Tomo Medved.
Ai deklaroi se Vuçiq duhet “i përkushtohet situatës në Serbi dhe çështjeve që kanë të bëjnë me Serbinë”.
Ndërsa drejtori i Fondit joqeveritar për të Drejtën Humanitare dhe ish-zëdhënësi i Tribunalit të Hagës, Nenad Golçevski, thekson se Vuçiq mban postin më të lartë shtetëror dhe se prania e tij në festën e të dënuarit për krime lufte nuk mund të shihet si një akt privat.
“Një person që kryen një funksion të tillë nuk ka të drejtë të bëjë gjëra në cilësinë e tij private që kërcënojnë integritetin dhe besueshmërinë e funksionit që ai kryen”, ka thënë Golçevski për Radion Evropa e Lirë (RSE).
Për çfarë u dënua Shesheli?
Në prill të vitit 2018, Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, i cili pasoi procedurat e Tribunalit të Hagës, e dënoi Sheshelin me dhjetë vjet burg për nxitje të persekutimit, dëbimit dhe zhvendosjes së detyruar të kroatëve në fshatin Hrtkovci të Vojvodinës në vitin 1992.
Ai ishte i ndaluar në Scheveningen që nga viti 2003 dhe u lirua në nëntor 2014 për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.
Koha e kaluar në paraburgim ishte përfshirë në dënimin e tij dhe ai nuk u kthye në gjykatë as për dënimin.
Dhe pavarësisht dënimit, ai vazhdoi të mbrojë publikisht politikën për të cilën u dënua edhe pas kthimit në Serbi.
Madje, djegia e flamujve të vendeve fqinje, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, sulmet verbale, kërcënimet dhe ofendimet e disidentëve politikë janë vetëm një pjesë e angazhimit politik të udhëheqësit radikal pas Hagës.
Historia e marrëdhënieve midis Vuçiqit dhe Sheshelit
Siç vë në pah mediumi në fjalë, përcjell Telegrafi, Vuçiq dhe Sheshel janë të lidhur nga një dekadë në të cilën u zhvilluan luftëra në ish-Jugosllavi, dhe Serbia ishte e izoluar dhe nën sanksione gjatë regjimit të presidentit të atëhershëm Slobodan Millosheviq.
Presidenti aktual i Serbisë iu bashkua radikalëve të kohës së luftës në vitin 1993 dhe dy vjet më vonë ai avancoi në postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë.
Lufta për një “Serbi të madhe” atëherë ishte një politikë e pafshehur e radikalëve ndaj fqinjëve të tyre, ndërsa brenda vendit u reflektua në persekutimin e popullatës joserbe dhe kërcënime ndaj opozitës dhe mediave.
Në shkurt të vitit 2003, Vuçiq e shoqëroi Sheshelin në paraburgimin e Tribunalit të Hagës dhe e vizitoi atje si këshilltar ligjor.
Ndarja erdhi në vitin 2008, kur Vuçiq dhe kolegu i tij partiak Tomislav Nikoliq u larguan nga radikalët dhe themeluan Partinë Progresive Serbe.
To što sramota čovečanstva @predsednikrs se napija zajedno sa zločincem Vojislavom Šešeljem je jedna prosta stvar o kojoj razgovaram sa strancima jako dugo, ukazujući na potpunu jednakost njih dvojice. To što se napija sa njim dok slušaju pesmu koja slavi Pavla Đurišića, četnika… pic.twitter.com/tHjpSe1T3I
— Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 11, 2023
Që nga ai moment, Shesheli, nga paraburgimi në Hagë, botonte libra në të cilët sulmonte dhe fyente ish-bashkëluftëtarët dhe i akuzonte për tradhti dhe komplote.
Vuçiq i përgjigjet duke e quajtur atë “gënjeshtar i zakonshëm” dhe “përbindësh”.
Por retorika nga të dyja palët filloi të ndryshojë pasi Shesheli u kthye nga Haga në vitin 2014, kur heshtën edhe njoftimet e liderit radikal për rrëzimin e qeverisë së Vuçiqit.
Madje, sot, Sheshel është mysafir i shpeshtë në televizionet me frekuencë kombëtare, ku sulmon dhe fyen opozitën dhe diskuton të gjitha temat socio-politike.
Në zgjedhjet e vitit 2022, ai mbështeti kandidaturën presidenciale të Aleksandar Vuçiqit.
Cili është qëndrimi i qeverisë serbe ndaj kriminelëve të luftës?
Trendi i pjesëmarrjes së kriminelëve të luftës në jetën politike dhe publike të Serbisë filloi në vitin 2015, me kthimin e të dënuarve nga Haga pas vuajtjes së dënimit.
“Nuk mund të numërojmë as rastet kur të dënuarit për krime lufte bëhen deputetë, zyrtarë të lartë, ka komentues dhe analistë të dalluar në televizion, madje kemi një rast kur një i dënuar kriminel lufte ka dhënë mësim në Akademinë Ushtarake”, thotë Nenad Golçevski.
Në këtë drejtim mund të përmendim faktin se si ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vladimir Lazarevic, u kthye në Serbi në vitin 2015 me një aeroplan qeveritar, me ministrat që e mirëpritën.
Veç kësaj, në prill të vitit 2023, Nebojsha Pavkoviq, i cili po vuan dënimin në Finlandë për krime kundër popullatës shqiptare në Kosovë, iu drejtua përmes një video-lidhje nga burgu nxënësve të një shkolle fillore në Vojvodinë.
Në këtë “mësim online” morën pjesë drejtori i shkollës dhe kryetari i komunës së Novi Sadit nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe.
Edhe Pavkoviq edhe Lazareviq janë autorë të librave të botuar nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Serbisë.
Veselin Shljivançanin gjithashtu shkruan dhe promovon libra.
Pasi u kthye në Serbi në vitin 2011, pas vuajtjes së dënimit për krimin në Ovcara të Kroacisë, ai mori pjesë në tribunat e progresistëve në pushtet.
Ndërkohë në vitin 2017 ai e shoqëroi presidentin e Serbisë në hapjen e një fabrike.
“A doni që ne ta prangosim atë? Ta vrasim atë? Kjo është ajo që dëshironi?”, kishte thënë Vuçiq më pas, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se pse ishte me një kriminel lufte të dënuar.
Shljivançanin dhe i dënuari i Hagës Vinko Pandureviq janë marrës të çmimeve nga Forcat e Armatosura Serbe dhe mysafirë të shpeshtë të televizionit me frekuencë kombëtare.
E njëjta gjë është edhe me Nikolla Shainoviqin, i cili pas burgimit për krime në Kosovë është pjesë e presidencës së socialistëve në pushtet.
“Pyetja është nëse Serbia është një vend që mbështet drejtësinë dhe viktimat apo krimet e luftës?…”, thotë Nenad Golçevski.
E raportet e Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë paralajmërojnë trendin e glorifikimit zyrtar të kriminelëve dhe mohimit të vendimeve vit pas viti.
Në dokumentin e fundit, në të cilin REL (RSE) thotë se kishte qasje, thuhet se “një numër i caktuar i partive dhe personaliteteve politike serbe, përfshirë në nivel ministror, vazhduan të ofrojnë mbështetje dhe hapësirë publike për kriminelët e dënuar të luftës”.
Komisioni gjithashtu paralajmëron se kriminelët e dënuar të luftës vazhdojnë të përhapin gjuhën e urrejtjes në hapësirën publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025