LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq në dasmën e djalit të Sheshelit – me këngë që lavdërojnë çetnikun, njësitë e të cilit kryen krime kundër myslimanëve në Bosnjë dhe Sanxhak

Vuçiq në dasmën e djalit të Sheshelit – me këngë që lavdërojnë çetnikun, njësitë e të cilit kryen krime kundër myslimanëve në Bosnjë dhe Sanxhak

Një video në të cilën shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bashkë me kriminelin e luftës, Vojisllav Sheshel është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta në rajon.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë Vuçiqin, i cili mori pjesë në dasmën e djalit të kriminelit të luftës, Vojisllav Sheshel.


Madje, siç thuhet më tej, ata të dy së bashku me një këngë lavdërojnë çetnikun Pavle Gjurishiq.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për njeriun i cili ndër tjerash, në vitin 1943, trupat e tij kryen disa masakra kundër popullsisë myslimane të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Sanxhakut, në të cilat u vranë rreth 10,000 njerëz midis janarit dhe marsit, duke përfshirë mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar.

Kujtojmë se presidenti i tanishëm i Serbisë ka qenë pjesë e Partisë Radikale Serbe të udhëhequr nga Sheshel.

Dhe ka qenë avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ai që ka postuar videon në Twitter.

Siç ka shkruar ndër tjerash ai, “është turp për njerëzimin që presidenti i Serbisë të dehet së bashku me kriminelin Vojisllav Sheshel”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori