LAJMI I FUNDIT:

Roma në bisedime me PSG-në për Verrattin

Roma në bisedime me PSG-në për Verrattin
(Foto: Getty Images)

Në bazë të njoftimeve në mediat italiane, Roma është në bisedime me Paris Saint-Germainin për transferimin e Marco Verrattit në formë huazimi me opsion blerjeje.

30-vjeçari ka kontratë me kampionin francez deri në qershor 2026, mirëpo pozita e tij në klub nuk është më aq e rëndësishme sa në të kaluarën.


Në ditët e fundit është spekuluar se mesfushori italian dhe Gianluigi Donnarumma do t’i ofrohen Manchester Cityt në një marrëveshje shkëmbimi për Bernardo Silvan.

PSG ofron dyshen italiane në marrëveshjen për Bernardo Silvan
Lexo po ashtu PSG ofron dyshen italiane në marrëveshjen për Bernardo Silvan

Tash Radio Radio sugjeron se Roma është në bisedime me PSG-në për ta huazuar Verrattin deri në fund të sezonit duke e përfshirë edhe opsionin e blerjes.

Do të ishte hera e pare që italiani do të luajë në Serie A, duke qenë se ka luajtur vetëm në Serie B me Pescaran para se të transferohej nga Paris Saint-Germaini në vitin 2012 për 12 milionë euro. /Telegrafi/