Është shumë më e vështirë të zbatosh me sukses një ide nëse nuk ke përvojë
Për të njëjtën arsye, është shumë më e vështirë për një person me më pak përvojë të krijojë një strategji ose të marrë një vendim të zgjuar taktik.
Përfundimi imponohet vetvetiu: nëse jeni 40, 50 ose 60 vjeç dhe mendoni të filloni biznesin tuaj – bëjeni!
Nëse jeni në të pesëdhjetat apo edhe në të dyzetat, mund të mendoni se treni i fillimit të një biznesi ka kaluar prej kohësh për ju dhe se është tepër vonë për të nisur biznesin tuaj tani.
Por kjo është e gabuar! Një studim i fundit i kryer nga Byroja e Regjistrimit në bashkëpunim me dy profesorë të MIT-it zbuloi se shumica e sipërmarrësve të suksesshëm në sektorin e teknologjisë janë të moshës së mesme, transmeton Telegrafi.
Për qëllimet e studimit, ata studiuan një listë prej 2.7 milionë kompanish dhe konstatuan se mosha mesatare e themeluesve të tyre ishte 45 vjeç në kohën e fillimit të biznesit.
Të dhënat treguan gjithashtu se një sipërmarrës 50-vjeçar ka pothuajse dy herë më shumë gjasa për të filluar një biznes të suksesshëm sesa një 30-vjeçar. Ja çfarë thonë të dhënat:
– Themeluesit e kompanive të suksesshme janë 50-vjeçarët madje 2.2 herë më shpesh se 30-vjeçarët
– Themeluesit e kompanive të suksesshme janë 40-vjeçarët deri në 2.1 përqind më shpesh se 25-vjeçarët
– Një 50-vjeçar ka 2.8 herë më shumë gjasa se një 25-vjeçar për të themeluar një kompani të suksesshme.
Ka tjera të dhëna statistikore më interesante:
– 60-vjeçarët kanë tre herë më shumë gjasa të jenë themelues të kompanive të suksesshme sesa 30-vjeçarët dhe 1.7 herë më shpesh ato kompani do të përfundojnë në rangun 0.1 më të suksesshëm.
Pyesim veten pse është kështu? Ka, sigurisht, shumë arsye, por faktori kryesor është ndryshimi midis idesë dhe zbatimit. Domethënë, idetë janë të shkëlqyera, por zbatimi i atyre ideve është ajo që bën diferencën. Është e njëjta gjë me strategjinë – strategjia është e rëndësishme, por taktikat – që do të thotë, ajo që ju bëni në të vërtetë – është ajo që drejton rritjen e një kompanie.
Është shumë më e vështirë të zbatosh me sukses një ide nëse nuk ke përvojë. Për të njëjtën arsye, është shumë më e vështirë për një person me më pak përvojë të krijojë një strategji ose të marrë një vendim të zgjuar taktik. Përfundimi është i vetëkuptueshëm: nëse jeni 40, 50 ose 60 vjeç dhe mendoni të filloni biznesin tuaj – bëjeni! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Arsyet se përse nuk ju leverdis të adoptoni një qen
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend