LAJMI I FUNDIT:

Chelsea vazhdon të insistojë në një çmim absurd për ta lënë të lirë Mountin

Chelsea vazhdon të insistojë në një çmim absurd për ta lënë të lirë Mountin

Mason Mount ka vendosur të largohet nga Chelsea, por londinezët nuk e kanë ndërmend ta lejojnë largimin e tij pa u paguar shuma që duan.

Mesfushori anglez është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka gjetur marrëveshje për një kontratë të re me londinezët.


Man Utd mbetet skuadra favorite për transferimin e Mount në Old Traford, por janë duke kërkuar nga Chelsea ta ulin çmimin e anglezit.

Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime
Lexo po ashtu Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

United thuhet se ka gjetur marrëveshje personale me lojtarin i ciilii është pajtuar me pagën dhe kushtet nga Djajtë e Kuq.

Megjithatë skuadra londineze Chelsea vazhdon të insistojë në 80 milionë euro, shumë që po konsiderohet shumë e lartë nga United.

Kërkesat e larta të Chelseat janë arsyeja që transferimi i Mount në Old Traford nuk po finalizohet. /Telegrafi/