LAJMI I FUNDIT:

Kërçovë, fshati Popojan pothuajse i boshatisur: Kanë mbetur vetëm të moshuarit, nuk ka shitore e as transport

Kërçovë, fshati Popojan pothuajse i boshatisur: Kanë mbetur vetëm të moshuarit,  nuk ka shitore e as transport

Ky është fshati Popojan i Kërçovës. Ka infrastrukturë dhe tokë pjellore por, problemi më i madh është emigrimi. Në këtë fshat me banim të përhershëm janë 90 banorë, ndërsa janë të evidentuar 450, që do të thotë se shumica e banorëve janë larguar. Në këtë fshat nuk ka transport as publik e as privat. Aty kanë mbetur vetëm të moshuarit, e më e keqja është se nuk ka as një shitore për të blerë gjërat elementare. Për të marr një bukë duhet të udhëtojnë me veturë deri në qytet ose në fshatin më të afërt.

“Askund, bie ai i Prizrenit kalon nga shkolla dhe ndalet këndej kush e sheh merr bukë, kush jo asgjë hiç, vetëm të moshuar kemi mbetur këtu nuk ka, ja kam një kushëri atje kot. (ngjitje 00:36) Më pak shpija ka pasur njerëz më shumë, bagëti, kafshë, kuaj, plot njerëz kishte bënim muhabet, të rinjtë kishte shumë më përpara tash nuk ka të rijnë, sheh ndonjë të rijnë këndej? Nuk ka!”


Migrimi ka boshatisur fshatin thotë banori tjetër. Edhe pse kanë makineri e kushte për punë megjithatë nuk ka kush t’i përdor.
“Momentalisht si krejt shqiptarët, halli i kurbetit është shumë katastrofë, kanë mbetur vetëm disa të moshuar, nuk ka as shitore nuk kanë ku të blejnë as bukë. Por si fshat me infrastrukturë i ka të gjitha, ka fushë pjellore por nuk ka njerëz”

Fshati dikur ka qenë i njohur në fushën e sportit, ky fshat njihet edhe nga mundësi Rexhep Elezi i cili ka marrë medalje në nivele republikane dhe çdo herë ka qenë i pari.

“Ka pasur ekip futbolli ”Teuta, ka pasur turnire të vogla, ka pas edhe mundësa ka qenë fshat i përmendur për mundësa, një ndër ta ka qenë bashkë familjari im Rexhep Elezi në nivel të lartë, ka pasur medalje fitore”

Rruga kryesore është asfaltuar me vetë kontribut të banorëve, njësoj edhe ujësjellësi. Mirëpo gjatë sezonit të verës mungesa e ujit të pijshëm është evidente veçanërisht me ardhjen e mërgimtareve. /TV21

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori