LAJMI I FUNDIT:

Sot përfundojnë afatet për dorëzimin e ankesave për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Sot përfundojnë afatet për dorëzimin e ankesave për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Afatet për ankesat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare deri tek Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) përfundojnë në mbrëmje në ora 19:00, gjegjësisht 23:30. KSHZ-ja dje i shpalli rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve dhe deri në ora 19:00 në Kuvend duhet ta dorëzojë raportin për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pas së cilës, sipas njoftimeve, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, për të dielën në mesditë do ta caktojë seancën parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur të vendit.

Sipas rezultateve zgjedhore të votave 100% të numëruara, të shpallura mbrëmë nga KSHZ, Siljanovska Davkova ka marrë 561.001 vota, ndërsa kundërshtari i saj dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski ka marrë 251.881 vota.

Koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka fituar më së shumti mandate parlamentare, 58, i ndjekur nga Koalicioni i Frontit Europian me 19 mandate parlamentare, Koalicioni i LSDM-së për një të ardhme evropiane, 18, koalicioni VLEN, 13, “E Majta”, gjashtë dhe Lëvizja “ZNAM” poashtu gjashtë.

Në konkluzionet paraprake të paraqitura dje nga vëzhguesit ndërkombëtarë, thuhet se zgjedhjet kanë qenë konkurruese, dhe janë respektuar liritë themelore, ndonëse, siç theksojnë, procesi mbetet i parregulluar sa duhet. Legjislacioni zgjedhor, vlerësojnë ata, ofron një kornizë adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por boshllëqet dhe paqartësitë kërcënojnë sigurinë juridike, prandaj nevojitet rishikimi i tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori