LAJMI I FUNDIT:

Një tym i dendur përfshinë stadiumin ku do luhet finalja e Ligës së Kampionëve mes Man Cityt dhe Interit

Një tym i dendur përfshinë stadiumin ku do luhet finalja e Ligës së Kampionëve mes Man Cityt dhe Interit

Zjarrfikësit janë dërguar për të shuar zjarrin e ndezur në një ndërtesë pak metra larg stadiumit Ataturk në Stamboll përpara finales së Ligës së Kampionëve.

Tymi nga flakët mund të shihej duke lëvizur mbi tribunat në stadium pak më shumë se një orë përpara fillimit të ndeshjes.


Manchester City është vetëm në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe shpreson të shijojë lavdinë në kompeticion për herë të parë në historinë e tyre. Ata po përballen me fituesin e trefishtë të Interit, i cili synon të ngrejë trofeun për herë të parë që nga viti 2010.

Kaos para finales së Ligës së Kampionëve: Tifozët detyrohet të vrapojnë në autostradën e bllokuar prej makinave
Lexo po ashtu Kaos para finales së Ligës së Kampionëve: Tifozët detyrohet të vrapojnë në autostradën e bllokuar prej makinave

Dhjetëra makina zjarrfikëse u panë dhe u dëgjuan duke nxituar për të fikur zjarrin. Rreth orës 19:00, tymi kishte lëvizur në perëndim drejt stadiumit me re të dendura që shtriheshin në të gjithë horizontin. Megjithatë, brenda 40 minutave sasia e tymit ishte ulur ndjeshëm, raporton Mirror.

Është e paqartë se si u përhap zjarri apo çfarë përfshihet brenda, por shpërtheu ndërsa dhjetëra mijëra tifozë po shkonin drejt stadiumit në periferi perëndimore të qytetit turk.

Finalja e shumëpritur është planifikuar të nisë në orën 21:00 në Stamboll. Stadiumi priti për herë të fundit finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2005, kur Liverpool arriti në mënyrë të paharrueshme nga tre gola deficit në pjesën e parë për të barazuar 3-3 kundër Milanit, përpara se të fitonte me penallti. /Telegrafi/

Re të mëdha tymi të zi kaluan mbi tribuna ndërsa tifozët filluan të hynin në stadium

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori