LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp ndryshon planet e transferimeve pas nënshkrimit me Alexis Mac Allister

Jurgen Klopp ndryshon planet e transferimeve pas nënshkrimit me Alexis Mac Allister

Liverpooli është gati të heqë dorë nga interesimi i tyre për Mason Mount pasi vulosi transferimin e Alexis Mac Allister nga Brighton.

Mesfushori 24 vjeçar u bë nënshkrimi i parë veror i Reds të enjten pas finalizimit të një marrëveshjeje që do t’i sigurojë Pulëbardhat një vlerë fillestare prej 50 milionë eurosh.


Megjithatë, ka shumë pak gjasa që Mac Allister të jetë mesfushori i vetëm që Jurgen Klopp do të blejë përpara sezonit 2023/24.

Kërkesa e çuditshme që Jurgen Klopp ua ka bërë tifozëve të Liverpoolit në konferencë për media
Lexo po ashtu Kërkesa e çuditshme që Jurgen Klopp ua ka bërë tifozëve të Liverpoolit në konferencë për media

Mesfusha e Liverpoolit u kritikua shumë sezonin e kaluar dhe ka nevojë për një rifreskim. Reds iu drejtuan pushimeve verore me synimin për të nënshkruar të paktën dy mesfushorë, me Mac Allister dhe Mount në krye të listës së dëshirave të Klopp.

Fillimisht, shanset e Liverpoolit për të marrë Mountin dukeshin gjithashtu të larta. Por, me yllin e Chelseat që tani synon t’i bashkohet Manchester United, Liverpool do të tërhiqet nga gara pasi ka nënshkruar me Mac Allisterin, sipas The Guardian.

Megjithatë, i njëjti raportim bën të ditur se Liverpool mund të vazhdojë të tregojë interes për Manu Kone të Borussia Monchengladbach dhe anëtarin e Nices, Khephren Thuram në javët e ardhshme për të kompletuar pamjen e tyre të re në mesfushë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori