LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për avokatin në Prishtinë i cili kërkoi 8 mijë euro nga një palë në procedurë

Kërkohet paraburgim për avokatin në Prishtinë i cili kërkoi 8 mijë euro nga një palë në procedurë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit H.J., për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i pandehuri është ndaluar me urdhër të prokurorit pas veprimeve hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës.

“I pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit më 08.06.2023, pas veprimeve hetimore të ndërmarra në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pasi dyshohet se i njëjti në cilësinë e avokatit mbrojtës të një pale ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, me premtimin që këto para t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës së mbrojtur nga i pandehuri”, thuhet në njoftim.


Policia arrestoi një avokat, kërkoi para nga një palë në procedurë
Lexo po ashtu Policia arrestoi një avokat, kërkoi para nga një palë në procedurë

Po ashtu sipas njoftimit, prokurori i çështjes në koordinim me Policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori