LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Konrad Laimer, lojtar i ri i Bayern Munichut

Zyrtare: Konrad Laimer, lojtar i ri i Bayern Munichut

Bayern Munichu ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit austriak, Konrad Laimer, si lojtar i lirë.

Bavarezët kanë filluar me përforcime para sezonit 2023/24 dhe tashmë kanë zyrtarizuar transferimin e parë.


Bëhet fjalë për mesfushorin qendror, Laimer, i cili së fundmi shkëlqeu me RB Leipzig.

Laimer vjen në Allianz Arena si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme katërvjeçare.

“Konrad Laimer i është bashkuar FC Bayern me një kontratë deri më 30 qershor 2027”.

“Mesfushori qendror 26-vjeçar kalon në Mynih si një transferim i lirë nga fituesi i Kupës DFB, RB Leipzig”, thuhet në njoftimin e Bavarezëve. /Telegrafi/