Galliani: Juventusi e ka paguar mjaftueshëm çmimin për parregullsitë financiare
Drejtori ekzekutiv i Monzas, Adriano Galliani nuk është një nga ata që kërkon që Juventus të përballet me ndëshkime të mëtejshme për parregullsi financiare.
Bianconerëve iu hoqën 10 pikë në Serie A për rritjen artificiale të tarifave të transferimeve për të rritur fitimet kapitale.
Ata po përpunojnë gjithashtu detajet e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me FIGC mbi të ashtuquajturat manovra pagash, kështu që nuk do të përballen me dënime të mëtejshme pikësh sezonin e ardhshëm, vetëm me gjobë.
Disa persona në botën e futbollit italian mendojnë se dënimi ishte i butë, por Galliani nuk është një prej tyre.
“Unë mendoj se Juve ka paguar mjaftueshëm, duke parë se pa dënimin e pikëve ata do të ishin në Ligën e Kampionëve, por në vend të kësaj u ulën në vendin e shtatë”, ka thënë shefi i Monza për Il Cittadino.
Teknikisht, gjigantët e Torinos janë kualifikuar në Ligën e Konferencave, por mbetet për t’u parë nëse UEFA do t’i përjashtojë ata nga të gjitha garat për këto parregullsi financiare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251