LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Që nga viti 1999, mbi 95 mijë mina janë pastruar nga territori i Kosovës

Mehaj: Që nga viti 1999, mbi 95 mijë mina janë pastruar nga territori i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se deminerët e FSK-së, që nga viti 1999 në bashkëpunim me ekipet e KFOR-it dhe organizatat e tjera të involvuara janë  pastruar mbi 60 milionë metra katror tokë, duke bërë largimin e mbi 95,000 minave dhe mjeteve të tjera eksplozive të pashpërthyera.

Ai ka thënë se në shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit, duhet theksuar faktin se me përkushtimin e deminerëve tanë të guximshëm dhe falë punës së tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish.


“Këto rezultate janë indikator i punës së shkëlqyer të kryer nga ekipet e FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit dhe organizatat tjera deminuese, falë punës së tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet”, ka shkruar Mehaj.

Sipas tij, çdo minë e pastruar do të thotë një jetë e shpëtuar.

“Çdo minë e pastruar na sjell një hap më afër në ndërtimin e kushteve për paqe afatgjate dhe produktive, andaj ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve për të vazhduar pastrimin e të gjitha zonave të afektuara nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive, ngase investimi në veprimin ndaj minave do të thotë investim në jetën njerëzore dhe të ardhmen e sigurt të vendit”, ka shkruar ministri Mehaj.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori