Liria është rikthyer në Superligën e Kosovës pas katër vitesh, pasi mposhti Ferizajn përmes penalltive, ndërsa koha e rregullt dhe vazhdimet nuk kishin gola.
Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Prizreni, Xhengis Rexhepi ka thënë se është tejet i lumtur që janë rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
“Realisht ka sukses mbi sukses. Në Ligën e Parë është e lehtë të shpallesh kampion, por e rëndë është ta futësh një skuadër nga barazhi në Superligë”, ka thënë ai fillimisht për Art Sport.
“Ne me ndeshjen me Ulpianën dhe sot i treguam gjithë Kosovës se si duhet të përgatitet një skuadër ndaj një skuadre që është në Superligë. Disa analistë kanë pasur respekt e disa na kanë nënçmuar. Ne sot treguam se si mund të fitohet ndaj një skuadre të Superligës”.
“Kemi mundur ta fitojmë ndeshjen në lojë. I kemi bllokuar të gjitha gjërat e tyre ofensive. Disa lojtarë të mirë që i kanë pasur u kemi qëndruar afër dhe i kemi diskualifikuar ata lojtarë duke iu qëndruar afër. Më pas loja nisi të jetë nën kontrollin tonë. Jam tepër i lumtur”.
“Nuk dua të flas diçka më tepër se kur je i gëzuar mund të japësh deklarata të forta. Do të bëj një analizë të gjithë sezonit. Fitoren ua dedikoj tifozëve, pasi zëri i tyre nuk na ka lënë të dorëzohemi. Natyrisht edhe familjes time sepse ata kanë qëndruar afër meje. I dëshiroj çdo trajneri kosovar dhe të jashtëm suksese të tilla. Trajnerit të Ferizajt i thash qoftë e kaluar”.
“E takova pas ndeshjes. Ndeshjet e barazhit janë të tilla. Unë e dija se Ferizaj ashtu siç ka luajtur në Superligë, nuk do të luajë në barazh. Është një punë shumë e madhe dhe e palodhshme që kemi bërë me përkrahjen e gjithë drejtuesve të klubit”.
“I kemi ushtruar penalltitë. E kemi ditur se te penalltitë nuk do të gabojmë. Edhe kur e humbi penalltinë Astrit Berisha, e kemi ditur se të tjerët do të shënojnë. Kur doli Prince të gjithë kanë menduar se ndeshja do të marrë kahe tjetër. Këtu të gjithë duhet ta japin më të mirën. Jam i lumtur dhe i falënderoj të pranishmit që kanë parë lojë të mirë dhe spektakël. Ferizajt i dëshiroj suksese”, ka shtuar më tej Rexhepi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze