LAJMI I FUNDIT:

Erdhi për të qëndruar në bankën rezervë – Provedel barazon rekordin e Buffon dhe shpallet më i miri në Serie A

Erdhi për të qëndruar në bankën rezervë – Provedel barazon rekordin e Buffon dhe shpallet më i miri në Serie A

Lazio ka mundur Empolin me rezultat 2-0 në xhiron e fundit të Serie A, e cila ishte ndeshja e 21-të e këtij sezoni në të cilën kryeqytetasit nuk pranuan gol në kampionatin italian.

Portieri i Lazios, Ivan Provedel është shpallur portieri më i mirë i Serie A, dhe në të njëjtën kohë ai barazoi një rekord të madh.


Me 21 ndeshje pa pësuar gol, Provedel arriti rekordin e ndarë më parë nga Gianluigi Buffon (sezonet 2011/12 dhe 2015/16) dhe Morgan De Sanctis (2013/14).

Duhet thënë se këto statistika përfshijnë vetëm të dhënat nga sezoni 1994/95, kur filloi një epokë e re e Serie A me futjen e rregullit, një fitore vlen tre pikë.

Ai supozohej të ishte një rezervë

Pakkush mund ta parashikonte që Provedel do ta merrte këtë çmim pasi Lazio e solli nga Spezia për 2.38 milionë euro në verë për ta mbajtur si rezervë për portierin portugez gjithashtu të sapoardhur Luis Maximiano.

Megjithatë, Maximiano mori një karton të kuq në xhiron e parë të Serie A, dhe Provedel e zëvendësoi atë dhe nuk u largua kurrë nga porta.

Deri para disa vitesh, ai ishte portier i kategorisë së dytë dhe mbrojti në Serie B për disa klube si huazim nga Chievo.

Empoli e bleu atë në vitin 2017 dhe ai luajti për ta në 16 ndeshje parë, por më pas klubi ra nga kategoria dhe Provedel humbi vendin e tij.

Me një huazim në kategorinë e dytë Juve Stabija, ai ringjalli karrierën e tij dhe mori një ftesë nga Spezia, ku ishte portieri i parë në dy sezone në Serie A dhe fitoi një transferim te Lazio këtë verë.

Serie A zgjedh më të mirët - dominojnë yjet e Napolit
Lexo po ashtu Serie A zgjedh më të mirët - dominojnë yjet e Napolit

Paraqitjet e tij të mira ranë në sy edhe nga Roberto Mancini, ndaj në shtator u ftua për herë të parë në kombëtaren italiane, për të cilën ende nuk ka luajtur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori