LAJMI I FUNDIT:

Rice e do transferimin te Bayerni

Rice e do transferimin te Bayerni

Declan Rice është i hapur për t’iu bashkuar Bayern Munichut pas bisedimeve pozitive me kampionët e Gjermanisë, raporton gazetari i Sky Sports, Florian Plettenberg.

Mesfushori do të largohet nga West Hami këtë verë dhe Thomas Tuchel po insiston që Bavarezët të mposhtin Arsenalin në nënshkrimin e tij.


Rice i ka bërë të ditur ish-trajnerit të Chelseat se ai është i gatshëm ta zëvendësojë Anglinë me Gjermaninë.

Tuchel e telefonon Ricen për ta transferuar te Bayerni
Lexo po ashtu Tuchel e telefonon Ricen për ta transferuar te Bayerni

Mesfushori synon të fitojë trofe dhe e di se te West Hami i ka shanset e vogla, për të mos thënë fare.

Mirëpo, raportohet se edhe Manchester United dhe Chelsea po ashtu i duan shërbimet e tij në këtë verë.

Çmimi që West Ham po e kërkon për kartonin e tij kalon shifrën e 100 milionë eurove. /Telegrafi/