LAJMI I FUNDIT:

Kriza në veri, deputeti gjerman: Klima e mosbesimit çoi në dinamikë të rrezikshme

Kriza në veri, deputeti gjerman: Klima e mosbesimit çoi në dinamikë të rrezikshme

Deputeti liberal gjerman, Thomas Hacker ka përshëndetur përpjekjet për ndërmjetësim të Gjermanisë dhe Francës pas shpërthimit të konfliktit në veriun e Kosovës.

Në kuadër të përpjekjeve të Gjermanisë dhe Francës për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës, që shpërthyen në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it ditët e fundit, është shprehur edhe Thomas Hacker, deputet liberal gjerman, (FDP) dhe raportues për vendet e Ballkanit Perëndimor në grupin parlamentar të liberalëve.


“Ditët e fundit kanë treguar, se trazirat dhe klima e mosbesimit në veri të Kosovës kanë çuar në dinamikë të rrezikshme, që nuk duhen toleruar dhe bien ndesh me Marrëveshjen e Ohrit”, tha Hacker

Deputeti gjerman e ka përshëndetur kërkesën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjedhje të reja në katër komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë.

Por sipas Hacker ato mund të ulin tensionet vetëm nëse merr pjesë Lista Srpska dhe lirohet nga diktati i Beogradit.

“E qartë është që një bojkot i ri i zgjedhjeve nuk ka për të ndryshur situatën”, thekson Thomas Hacker.

“Pala kosovare duhet të ulë prezencën joproporcionale në veri të Kosovës dhe të mos përpiqet të nxjerrë kapital politik nga vakuumi aktual i sigurisë. Kjo sjellje i shërben vetëm narrativit të Beogradit dhe i mundëson Vuçiqit të largojë vëmendjen nga gjendja e brendshme politike në Serbi”, është shprehur në një njoftim për shtypin, deputeti gjerman, Thomas Hacker. /dw/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori