LAJMI I FUNDIT:

Redaktori i Telegrafit, Butrint Avdyli dhe gazetarja Albulena Mavraj shpërblehen me çmimin ‘Video-storja më e mirë’ nga RYCO dhe DW

Redaktori i Telegrafit, Butrint Avdyli dhe gazetarja Albulena Mavraj shpërblehen me çmimin ‘Video-storja më e mirë’ nga RYCO dhe DW
Butrint Avdyli dhe Albulena Mavraj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Redaktori i portalit Telegrafi, Butrint Avdyli dhe gazetarja e Epokës së Re, Albulena Mavraj, janë shpërblyer me çmimin e video-storjes më të mirë nga RYCO dhe DW.

Video-storja e realizuar me titullin ‘Hoteli i bashkëjetesës etnike‘, e publikuar në mediumin gjerman Deutsche Welle, ka fituar çmimin e parë në kategorinë e video-storjeve në konkursin ‘Transmetuesit e paqes’, të organizuar nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO) në bashkëpunim me DW dhe Agjencionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Raportimi në fjalë trajton temën e komunitetit multientik në Kosovë dhe bashkëjetesën e tyre, me pjesëmarrjen e përbashkët në zhvillimin e aktiviteteve biznesore dhe politikat zhvillimore të vendit, respektivisht përfshirjen në qeverisjet ndërkomunale dhe qendrore.


Video-storja është xhiruar në qytezën e vogël të Graçanicës (komunë e banuar me shumicë serbe) në Kosovë, ku si shembull është marrë një nga investimet e huaja në këtë komunë, në të cilën punojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.

Redaktori i portalit Telegrafi, Butrint Avdyli (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përgjatë storjes në fjalë, të intervistuarit që i përkasin etnive të ndryshme janë shprehur se gjuha e përbashkët dhe toleranca ndër-etnike ka qenë çelësi i një bashkëjetese të suksesshme në këtë komunë.

Me të pranuar çmimin, gazetarët Avdyli dhe Mavraj shprehën falënderimet e tyre ndaj RYCO-s, AGK-së dhe DW-së për vlerësimin, duke mos harruar shtëpitë e tyre mediale, Telegrafi dhe Epoka e Re.

Të njëjtët shfrytëzuan rastin që mesazhin e video-storjes ta kthejnë edhe në një thirrje publike, duke marrë parasysh situatën e aktuale të paqëndrueshme në vend, me kërkesën që para se gjithash bashkëjetesa njerëzore të jetë synimi i vazhdueshëm i Kosovës dhe qytetarëve të saj. /Telegrafi/

Gazetarët fitues të tri çmimeve kryesore të konkursit ‘Transmetuesit e paqes’, organizuar nga RYCO (Foto: Rabije Hyseni/AGK)

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori