Fitorja e Barcelonës ndaj Mallorca të dielën ishte një ndeshje shumë e veçantë. Jo vetëm që ishte ndeshja e tyre e fundit në Spotify Camp Nou para fillimit të rinovimit të tij këtë verë, por ishte edhe ndeshjet e fundit për Jordi Alban dhe Sergio Busquets para tifozëve të tyre.
Të dy lojtarët janë duartrokitur gjatë ndeshjes dhe pas fishkëllimës së fundit, Barcelona ka bërë nderime për dyshen. Joan Laporta u dhuroi secilit një pllakë, ku më pas u hodhën në ajër nga shokët e skuadrës.
Duke folur pas ndeshjes, të dy lojtarët shfrytëzuan rastin për të falënderuar klubin, stafin e tij, shokët e skuadrës dhe mbështetësit.
🤝 President @JoanLaportaFCB pays homage to two legends! pic.twitter.com/sKk7EoykJ6
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 28, 2023
“Do të doja t’i falënderoja të gjithë, ishte një nder të mbroja këto ngjyra. Sot më duhet të kujtoj shumë njerëz që kanë luajtur një rol të madh në karrierën time. Nuk e prisja të merrja kaq shumë dashuri, është dita më e mirë e jetës sime nga ana profesionale”, deklaroi Alba i emocionuar.
“Nuk kam fituar aq shumë sa Busquets, por edhe ajo që kam fituar nuk është e keqe. Kujtime edhe për atë që më nënshkroi në vitin 2012, Tito Vilanova”.
Falënderime pati edhe Busquets, ndërsa tha se ka luajtur për klubin më të mirë në botë.
Sergio & Jordi
🙌🙌🙌🙌🙌🙌 pic.twitter.com/AmpH3jPgnt— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 28, 2023
“Dua të falënderoj të gjithë. Ishte kënaqësi të luaja këtu. Faleminderit familjes time që më ka shoqëruar gjithmonë, ju dua. Jam shumë krenar që jam në klubin më të mirë në botë. Sot po largohem, por ëndrra ime është realizuar”, deklaroi Busquets.
“Barca është klubi më i mirë në botë, me tifozët më të mirë. Që nga fëmijëria, kam ëndërruar që një ditë të luaj në Camp Nou, i cili pas disa muajsh do të bëhet sërish stadiumi më i mirë në botë”.
Si Alba ashtu edhe Busquets kanë qenë lojtarë të jashtëzakonshëm për Barcelonën, dhe ata do të lënë boshllëqe të mëdha kur të largohen në fund të sezonit. /Telegrafi/
Un comiat molt emotiu amb menció especial a Tito Vilanova 💙❤️ pic.twitter.com/E0C2K7hOiq
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) May 28, 2023
𝐍𝐨 𝐞́𝐬 𝐮𝐧 𝐚𝐝𝐞𝐮, 𝐞́𝐬 𝐮𝐧 𝐟𝐢𝐧𝐬 𝐚𝐯𝐢𝐚𝐭. 🥰 pic.twitter.com/sVgZmKiJSE
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) May 28, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA vendos për stadiumet ku do të luhen finalet e tre garave në vitin 2026
Ademi priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe edicionin e ri të Ligës së Kombeve
Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251