LAJMI I FUNDIT:

NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri

NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri

Aleanca Veri-Atlantike ka bërë sot thirrje institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë situatën në veri.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu u ka bërë thirrje po ashtu palëve që çështja të zgjidhet përmes dialogut.

“I nxisim institucionet në Kosovë që të shtensionojnë situatën menjëherë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që çështjen ta zgjidhin përmes dialogut. NATO, KFOR mbetet vigjilent dhe do të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt”, shkruan Lungescu në Twitter.


Situata në veri, Policia: Po asistojmë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave
Lexo po ashtu Situata në veri, Policia: Po asistojmë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave

Të premten në veri të vendit u tensionua situata pasi kryetarët e sapo zgjedhur të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.

Situata u tensionua pasi grupe të qytetarëve serbë u tubuan për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve në vendet e tyre të punës.

Megjithatë, kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit arritën të hyjnë në objektet e komunës nën përcjelljen e Policisë së Kosovë.

Nga situata e krijuar të premten në veri u lënduan pesë policë, u dogj një veturë e Policisë dhe u dëmtuan disa të tjera. /Telegrafi/