LAJMI I FUNDIT:

“Krijesa absolutisht të sëmura”, Zelensky dënon sulmin rus me raketa në spitalin Dnipro

“Krijesa absolutisht të sëmura”, Zelensky dënon sulmin rus me raketa në spitalin Dnipro

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dënuar ata që qëndrojnë pas një sulmi vdekjeprurës me raketa ruse në një klinikë mjekësore në Dnipro duke i cilësuar “krijesa absolutisht të sëmura”.

Ai gjithashtu thotë se dy persona kanë vdekur dhe më shumë se 30 persona janë plagosur, raporton skynews.


Në video-fjalimin e natës, ai thotë se “sot kam marrë raporte për situatën në qytetin e Dnipros dhe për pasojat pas sulmeve të tjera”.

“Është një mizori e pastër, një raketë ruse, balistike kundër një spitali dhe një klinike veterinare. Krijesa absolutisht të sëmura”, shtoi lideri ukrainas.

Ai thotë se po punon çdo ditë për të sjellë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve dhe qyteteve të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse.

Rusia do të shesë shtëpinë e pushimit të Zelenskyt në Krime për të financuar pushtimin në Ukrainë
Lexo po ashtu Rusia do të shesë shtëpinë e pushimit të Zelenskyt në Krime për të financuar pushtimin në Ukrainë

Theksojmë se sot autoritetet ruse do të shesin shtëpinë e pushimit të Zelenskyt në Krime për të financuar pushtimin në Ukrainë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori