A mundet që konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe i lëngjeve të rrisë rënien e flokëve te meshkujt?

Hulumtime dha rezultate befasuese
Nëse keni problem me rënien e tepërt të flokëve, duhet të kujdeseni për ushqimet që hani.
Shumë meshkuj përballen me rënien e flokëve. Shkaqet e këtij problemi janë trajtuar nga studiues dhe shkencëtarë të shumtë dhe një studim i ri ka treguar se seksi i fortë, te i cili vërehej rënie e ndjeshme e flokëve, konsumonte pothuajse dy herë më shumë pije të ëmbla në krahasim me të tjerët.
Rënia e flokëve prek 30-50 për qind të meshkujve deri në moshën 50-vjeçare, por ekspertët tregojnë mundësinë e rritjes së kësaj norme, transmeton Telegrafi.
Më shumë se një mijë studentë dhe mësues me një moshë mesatare prej 27.8 vjeç nga provinca e 31-të kineze morën pjesë në hulumtim. Ata dhanë informacione bazë sociodemografike për veten e tyre, pastaj ato në lidhje me flokët, dietën dhe mënyrën e jetesës, si dhe gjendjen e tyre psikologjike.

Pyetje kishte edhe për pijet e ëmbla – lëngje, pije të gazuara, energjike dhe sportive, qumësht të ëmbël, kafe dhe çaj. Rreth 57.6 për qind e të anketuarve thanë se kanë një problem me rënien e flokëve dhe studiuesit zbuluan se ata janë ndoshta më të moshuar, duhanpirës aktual ose të mëparshëm, të cilët nuk kanë fjetur mjaftueshëm, kanë përjetuar trauma të rënda ose janë në ankth.
Rezultatet treguan gjithashtu se meshkujt me çrregullim të rënies së flokëve hanin më shumë ushqime të skuqura, ëmbëlsira dhe mjaltë dhe më pak perime.
Sipas studimeve të mëparshme, marrja e lartë e sheqerit lidhet me probleme të shëndetit mendor, ndërsa një meta-analizë zbuloi se njerëzit që pinë tre kënaçe kola në ditë kanë një rrezik 25 për qind më të lartë për depresion, krahasuar me ata që nuk konsumojnë pije me sheqer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar