LAJMI I FUNDIT:

Meditimi e largon stresin dhe ju furnizon me energji

Meditimi e largon stresin dhe ju furnizon me energji

Në një botë plot zhurmë e stres, ndalo për një moment… mbyll sytë dhe merr frymë thellë

Nëse jeni person i mbushur me stres nga jeta personale apo profesionale dhe çdo ditë keni nevojë për më shumë energji, atëherë duhet ta keni në konsideratë meditimin.

Meditimi është një mënyrë e mahnitshme për ta zvogëluar stresin. Kur meditoni, ju keni kohë të reflektoni dhe ta relaksoni mendjen dhe trupin.


Ka plot mënyra se si mund të meditoni. Mund edhe të luteni nëse keni dëshirë. Mund të relaksoheni herët në mëngjes në park dhe të thithni ajër të freskët nën ambientin e zërave të zogjve dhe njerëzve që flasin në distancë.

Meditimi ju ndihmon ta rritni kapacitetin për relaksim dhe ta përmirësoni shëndetin kardiovaskular sepse përqendroheni në frymëmarrje, transmeton Telegrafi.

depositphotos

Gjatë meditimit, trupi kalon në një gjendje relaksimi të thellë, që ndihmon në uljen e nivelit të kortizolit – hormonit të stresit – dhe përmirëson përqendrimin dhe vetëdijen. Kjo qetësi mendore ndihmon jo vetëm në largimin e tensioneve emocionale, por edhe në rritjen e energjisë dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme

Nëse Buda ka praktikuar meditimin dhe është lidhur me anën e tij shpirtërore, atëherë edhe ju mund ta bëni këtë!

Çdo minutë që i kushton vetes përmes meditimit, është një hap drejt një versioni më të qetë, më të fokusuar dhe më të lumtur të vetes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Rregullat e festave

Rregullat e festave

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori