LAJMI I FUNDIT:

Rusia do të shesë shtëpinë e pushimit të Zelenskyt në Krime për të financuar pushtimin në Ukrainë

Rusia do të shesë shtëpinë e pushimit të Zelenskyt në Krime për të financuar pushtimin në Ukrainë

Rusia tha se shtëpia e pushimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Krime është shtetëzuar dhe do të shitet për të ndihmuar financimin e pushtimit të Ukrainës.

Udhëheqësi kukull i rajonit i instaluar nga Kremlini, i aneksuar ilegalisht në vitin 2014, njoftoi vendimin për të shtetëzuar 57 prona që u përkasin manjatëve ukrainas, figurave publike dhe shtetasve të huaj.


Duke iu referuar banesës së presidentit, në emër të gruas së tij, Sergey Aksyonov tha se “Krimea do të rifitojë të drejtat për një numër pronash, duke përfshirë një ndërtesë në Simferopol që i takonte Olena Zelenskas. Armiqtë e Rusisë nuk do të arrijnë suksese në Krimenë ruse”.

Përpara se të zgjidhej president i Ukrainës në vitin 2019, Zelensky ishte komediani më i njohur i vendit dhe gjithashtu bashkëpronar i një kompanie të suksesshme të prodhimit televiziv.

Ai së bashku me gruan blenë apartamentin në Livadia në vitin 2013, por nuk arritën të jetonin atje për shkak të punimeve të vazhdueshme dhe aneksimit, transmeton metro.co.uk.

Sipas mediave ruse të kontrolluara nga shteti, “penthouse me tre dhoma gjumi” vlerësohet rreth 800 mijë euro.

Ukraina shkatërron një tank modern rus
Lexo po ashtu Ukraina shkatërron një tank modern rus

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Krimesë, Vladimir Konstantinov, tha se “sigurisht, nuk është një humbje e madhe për të (Zelensky)”.

Ai raportoi se rreth 700 prona janë shtetëzuar që nga vjeshta e kaluar, duke përfshirë asetet që u përkasin politikanëve ukrainas, Serhiy Taruta dhe Arseniy Yatsenyuk, dhe miliarderëve ukrainas, Ihor Kolomoyskyi dhe Rinat Akhmetov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori