OpenAI nuk planifikon që të largohet nga Evropa, ka deklaruar drejtori ekzekutiv Altman gjatë së premtes, duke e tërhequr kërcënimin të cilin ai e kishte bërë në fillim të javës, kur kishte thënë se do të largohej nga rajoni nëse do të behej e vështirë të përshtatet me ligjet në ardhje mbi inteligjencën artificiale.
BE-ja është duke punuar në atë që mund të jetë grupi i parë i rregullave në botë mbi mënyrën se si duhet qeverisur inteligjencën artificiale dhe Altman të mërkurën tha se drafti aktual i Aktit të Inteligjencës Artificiale të BE-së ishte “tepër rregullues”.
“Ne jemi të ngazëllyer që do të vazhdojmë të operojmë këtu dhe natyrisht nuk kemi plane të largohemi”, tha Altman përmes një postimi në Twitter të premten, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Kërcënimi i tij për t’u larguar nga Evropa kishte marrë kritika nga shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton, dhe një mori ligjvënësish të tjerë.
Altman e ka kaluar javën e kaluar duke vizituar Evropën, duke takuar politikanë të lartë në Francë, Spanjë, Poloni, Gjermani dhe Britani për të diskutuar të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe përparimin e ChatGPT.
Turneun e tij ai e quajti: “Një javë shumë produktive e bisedave në Evropë mbi atë se si ta rregullojmë inteligjencën artificiale në mënyrën më të mirë!”.
OpenAI ishte përballur me kritika për moszbulimin e të dhënave të trajnimit për modelin e tij të fundit të inteligjencës artificiale GPT-4. Kompania kishte përmendur një “peizazh konkurrues dhe implikime sigurie” për moszbulimin e detajeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle po punon në zhvillimin e një tableti të ri
OpenAl largon llogarinë e zhvilluesit të robotit i cili imiton kandidatin presidencial të SHBA-së, Dean Phillips
Baby Doge është kriptomonedha e re e preferuar e Elon Musk
Mësohet arsyeja pse Meta nuk e hoqi videon e rreme të Bidenit
Frakton: Pas Halucit, vjen Bubrreci!
Google + hapet për të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit