LAJMI I FUNDIT:

Milanoviq: Ka mundësi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen në procesin e negociatave për anëtarësim në BE

Milanoviq: Ka mundësi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen në procesin e negociatave për anëtarësim në BE

Fatkeqësisht, ekziston mundësia që Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të ndahen në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, sepse Maqedonia e Veriut ka disa kushte që nëse nuk përmbushen, nuk do të mund të vazhdojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu deklaroi presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar, Rumen Radev, ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari.


Sipas tij, Shqipëria ndoshta do të mund të vazhdojë vetë procesin e negociatave.

“Tani do të arrijmë në atë pikë ku RMV ndoshta, nëse nuk i bën këto ndryshime kushtetuese për të cilat u angazhua, do të duhet të presë një kohë kur ta bëjë këtë. Është një kusht që ekziston, dhe të cilin BE-ja e ka pranuar”, komentoi Presidenti i Kroacisë, transmeton “BTA”.

“Maqedonia e ka nënshkruar këtë kusht dhe duhet ta përmbushë”, ka qenë kategorik Milanoviq.

Ai komentoi se të gjithë vendet duhet të jenë pjesë e BE-së, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori