LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet për 48 orë drejtori i ”VisaMetric”, shtetas turk

Ndalohet për 48 orë drejtori i ”VisaMetric”, shtetas turk
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin “Visametric”, Prokurorja e Shtetit, sot pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore, derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”, thuhet në njoftimin për media.


"VisaMetric" pranon vendimin e Gjykatës - qytetarët nuk do të paguajnë më nga 30 euro për të marrë pasaportën në shtëpi
Lexo po ashtu "VisaMetric" pranon vendimin e Gjykatës - qytetarët nuk do të paguajnë më nga 30 euro për të marrë pasaportën në shtëpi

Ndryshe, kompania “VisaMetric”, ka pranuar ditë më parë vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku i ndalohej që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.

Qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar, avokatët flasin për rastin e 'VisaMetric'
Lexo po ashtu Qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar, avokatët flasin për rastin e 'VisaMetric'

Avokati, Flamur Abdullahu, i cili kishte paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale, ditë më parë kishte thënë për Telegrafin se vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori