LAJMI I FUNDIT:

“VisaMetric” pranon vendimin e Gjykatës – qytetarët nuk do të paguajnë më nga 30 euro për të marrë pasaportën në shtëpi

“VisaMetric” pranon vendimin e Gjykatës – qytetarët nuk do të paguajnë më nga 30 euro për të marrë pasaportën në shtëpi

Kompania “VisaMetric”, ka pranuar sot vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku ndalohet që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.

Avokati përfaqësues i “VisaMetric”, Fisnik Salihu ka konfirmuar për Telegrafin se do ta respektojnë vendimin e gjykatës, dhe se më qytetarët nuk do të paguajnë këtë shumë për marrjen e pasaportës në shtëpi.


“Në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të kompanisë Visametric Sh.P.K., (“Visametric”) ju njoftojmë se ne sot kemi pranuar Aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale lidhur me Aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale mbi caktimin e masës së sigurisë ndaj kompanisë Visametric. Duke qenë se Ankesa e Visametric, ndaj Aktvendimit të Dhomës së Shkallës së Parë është refuzuar dhe Aktvendimin e kemi pranuar sot, Visametric do të respektojë Aktvendimin e Gjykatës”, konfirmoi ai për Telegrafin.

Ndryshe, Gjykata Komerciale e Kosovës ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” që t’i detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për t’u kthyer pasaportat kur ata aplikojnë për viza në Ambasadën gjermane në Kosovë.

Gjykata Komerciale ia dërgon vendimin "VisaMetric", i ndalohet të merr nga 30 euro për shërbime postare
Lexo po ashtu Gjykata Komerciale ia dërgon vendimin "VisaMetric", i ndalohet të merr nga 30 euro për shërbime postare

Avokati, Flamur Abdullahu, i cili kishte  paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale, ka thënë se vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Këtë punë e kam nisur personalisht si avokat, tu e pa që janë tu shkel të drejtat e konsumatorëve, tash presim edhe pjesën e dytë të gjykatës që është padia kolektive, që unë do ta përfaqësoj grupin e qytetarëve të dëmtuar”, u shpreh ai.

Qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar, avokatët flasin për rastin e 'VisaMetric'
Lexo po ashtu Qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar, avokatët flasin për rastin e 'VisaMetric'

VisaMetric është i vetmi ofrues i shërbimeve i autorizuar nga përfaqësitë gjermane në Kosovë për të trajtuar shërbimet e mbështetjes për aplikimin për viza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori