LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Komerciale ia dërgon vendimin “VisaMetric”, i ndalohet të merr nga 30 euro për shërbime postare

Gjykata Komerciale ia dërgon vendimin “VisaMetric”, i ndalohet të merr nga 30 euro për shërbime postare

Gjykata Komerciale e Kosovës ka reaguar pas raportimit të Telegrafit se qytetarët ende po vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro në kompaninë “VisaMetric”, për të marrë pasaportat në shtëpi pasi aplikojnë për vizë gjermane, dhe se kjo kompani ende nuk ka filluar zbatimin e vendimit nën arsyetimin se nuk ka pranuar vendimin nga kjo gjykatë.

Zëdhënësja e Gjykatës Komerciale të Kosovës, Albenora Bekteshi tha për Telegrafin se vendimin që ia ndalon “VisaMetric” këtë shërbim sot e kanë dërguar në këtë kompani.


“Të nderuar, ju njoftojmë se sot më datë 16.05.2023 nga shërbimi postar kemi pranuar fletë kthesën me të cilën dëshmohet se përfaqësuesi i të paditurit ka pranuar vendimin e shkallës së dytë”, tha ajo.

Ndryshe, avokati Fisnik Salihu, i cili është përfaqësues i autorizuar i kompanisë “VisaMetric”, ka deklaruar sot se sapo të pranojnë vendimin do ta shqyrtojnë së bashku me kompaninë.

“Ju njoftoj se si përfaqësues i autorizuar i kompanisë ‘VisaMetric’, deri më tani nuk kemi pranuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Apelit. Në momentin që pranojmë vendimin, ne do ta analizojmë dhe normalisht që pas konsultimit me kompaninë do të shqyrtojmë për mundësitë e zbatimit, varësisht nga vendimi i Gjykatës. Deri tani nuk kemi pranuar vendim dhe nuk mund të deklarohemi më shumë rreth kësaj çështje, ne as kompania nuk e ka pranuar vendimin”, kishte deklaruar ai.

Qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar, avokatët flasin për rastin e 'VisaMetric'
Lexo po ashtu Qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar, avokatët flasin për rastin e 'VisaMetric'

Në anën tjetër, avokati Fatlum Abdullahu, i cili ka paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale, ka thënë se mosrespektimi i vendimit përbën vepër penale, dhe se vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Detyrimi i aplikantëve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që i bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga pas lufta. Vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, ka pohuar avokati Abdullahu.

VisaMetric është i vetmi ofrues i shërbimeve i autorizuar nga përfaqësitë gjermane në Kosovë për të trajtuar shërbimet e mbështetjes për aplikimin për viza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori